Kategori
- Shënime personale (1)
- Psikologu Online (32)
- Fëmijë (54)
- ADHD (2)
- Stres (1)
- Autizmi (2)
- Çrregullimi i të ngrënit (1)
- Depresioni (2)
- Adoleshent (176)
- Stres (1)
- Varësi (5)
- Ankth (1)
- Çrregullimi i të ngrënit (1)
- Depresioni (1)
- Të rritur (214)
- Aktuale (3)
- Psikoza (1)
- Zakone (8)
- Shëndet (19)
- Emocionet (19)
- Marrdhënie (29)
- Gjumi (4)
- Personaliteti (14)
- Stres (40)
- Ëndrrat (5)
- Çrregullimi i të ngrënit (4)
- Çrregullimet e humorit (6)
- Ankth (58)
- Depresioni (24)
- Prindër (61)
- Ankth (1)
Postimet E Fundit
110 Komente
Pershendetje kam nje ankth apo panik nuk di si ta shpjegoj pasi eshte nje ndjenje qe me ben te qaj dhe me kap sidomos kur jam duke ikur ne nje udhetim apo kam nje takim kohet e fundit.Shpeshhere me kap dheose nuk iki ose qaj dhe jam si e mpire gjate asaj kohe.
Pershendetje Ferdiana!
Ne rastin tuaj duket se ndjenjat e frikes, te qarit dhe mprijes mund te jene shprehje e disa faktorve psikologjik.
Nje shpjegim mund te jete se situatat e udhetimit ose takimet shkaktojne ndjesi te stresit dhe ankthit per shkak te percaktimit te tyre si situata te pasigurta dhe te panjohura. Nderkohe, e qara dhe ndjenja e mprijes mund te jete nje forme e reagimit ndaj situatave qe perceptohen si te veshtira per t’u perballur apo per t’u larguar prej tyre.
Nje vleresim me i thelle behet duke u njohur me historine personale, pervojat e meparshme, dhe strukturen tuaj temperamentale, te cilat ndikojne ne menyren se si i perjeton dhe perballesh me stresin dhe situatat sfiduese.
Jonarda
pershendetje dhe un kam panik por nuk esh se me mundon shume pasi kam koh qe vuaj,por kam nje shqetesim me zhurmen ne vesh dhimbje koke dhe si shkeputje nga realiteti gjithashtu me bejne syt shume xixa
Pershendetje, ju jam pergjigjur tek pyetja e ngjashme qe keni bere.
Pershendetje ,
Un jam 21 vjece dhe po vuaj nga panik atakt qe dy vite spo me largohet me esht perkeqesuar me ndodh cdo dy nete ne oren 1:00 te nates jam ne gjum dhe thjesht zgjohem duke me shtrenguar edhe muskujt e kraharorit dhe te nofullesh sikur nuk shikoj edhe mire kur me ndodh kjo.
Cfare mund te bej
Përshëndetje Melisa! Nuk e di nëse jeni duke marrë trajtim aktualisht, por është shumë e rëndësishme të merrni ndihmën që ju nevojitet për rastin që ndatë. Kjo është e rëndësishme për dy arsye: së pari, pasi keni dy vite nën stres kronik, që ka ndikuar në gjendjen tuaj emocionale dhe të dyta, për faktin se ndikon në ciklin e gjumit, i cili është jetik për një shëndet mendor të mirë. Terapia online mund të jetë një mundësi qe mund ta shfrytezoni për t’ju ndihmuar. Me anë të seancave terapeutike, mund të kuptoni më mirë burimet e ankthit dhe atakëve të panikut, dhe të zhvilloni strategji efektive për t’i menaxhuar ato. https://psikologuonline.al/kontakt/
pershendetje jam 24 vjeq dhe gjdo 3 ose4 jav kam problem siq jam duke qendruar ul vjen nje lodhje pastaj rreh zemra shpejt qohem ne kemb sme ze vendi vend vetem heci per tu qetsuar por sa mashum perpiqem aq meshum rritet. goja me thahet mendime qe dot vdes kam frik te shkoj te mjeku se mendoj ku edi qa dojet pastaj kalon kur kalon me vje si lloj lodhje gjim aka munci mem tregu qka kam
Përshëndetje! Ajo që po përjeton duket si një episod ankthi ose një sulm paniku. Këto janë gjendje ku trupi reagon sikur të jetë në rrezik, edhe kur nuk ka ndonjë kërcënim real. Simptomat si rrahjet e shpejta të zemrës, thatësia e gojës, ndjenja se duhet të ecësh për t’u qetësuar dhe mendimet katastrofike janë tipike për këtë gjendje. Është shumë e rëndësishme të kërkosh ndihmë për këtë problem, sepse ankthi dhe sulmet e panikut janë të trajtueshme. Në shumë raste, këto simptoma nuk janë të lidhura me një problem serioz fizik, por është mirë që fillimisht të vizitosh një mjek për të përjashtuar ndonjë gjendje mjekësore.
Nëse mjeku konfirmon që gjithçka është në rregull fizikisht, terapia psikologjike mund të ndihmojë. Në platformën Psikologu Online, ofrojmë terapi të personalizuar për raste si ky. Nëse je i interesuar, mund të rezervosh një seancë online në faqen tonë për të nisur këtë proces. https://psikologuonline.al/kontakt/
prsh deshta me vet a jan prej ankthit keto simptoma ana e majt me prej ne kok me dhem me dridhet dora novulla me rri si e shtrengume dhembet veshi sun rri me ni vend sem zen venti vend se di edhe vet qka te bej sjam i koncentrum hiq ne pun nervoz shum bejet nervoz per sene te vogla se di qoa te bej
Përshëndetje Adem! Kuptoj që ndihesh i shqetësuar për simptomat që po përjeton, dhe është krejt e natyrshme të ndihesh kështu kur diçka nuk shkon siç duhet. Simptomat që përshkruan mund të jenë rezultat i ankthit, i cili mund të shkaktojë tensione trupore dhe vështirësi në përqendrim. Por është gjithashtu e rëndësishme të mendosh për mundësinë që ato mund të jenë të lidhura me diçka tjetër dhe një vizitë te neurologu mund të të ndihmojë të kuptosh më mirë situatën dhe të përjashtosh çdo shqetësim fizik që mund të jetë shkak i simptomave. Shumë herë, ky hap mund të të sjellë paqe mendore, sepse do të dish që po bëhesh kujdes për shëndetin tënd në mënyrën e duhur.
Po ashtu, ndihma terapeutike mund të të mbështesë për të menaxhuar ankthin dhe stresin që mund të ndikojnë në trupin tënd. Kjo është një periudhë e vështirë, por ka mundësi për t’u përmirësuar dhe rifituar kontrollin. Merr kohë për veten dhe kërko mbështetje kur ndihet e nevojshme. https://psikologuonline.al/
Pershendetje kam shum ankth dhe panik dhe vetem qaj m mbahet fryma m mpihen duart dhe kembet kjo m ndodhi kur hyra ne burg dhe gjithmon supozoj me te keqen dhe vetem mkap ankthi
Pershednetje Enea! Ajo qe po perjeton mund te jete nje pergjigje e forte e trupit dhe mendjes ndaj stresit dhe traumes qe ke kaluar. Ankthi dhe paniku shpesh ndodhin kur truri mbetet i “bllokuar” ne nje gjendje alarmi, sidomos pas nje pervoje te veshtire si izolimi ose frika per te ardhmen. Mendimet negative jane te zakonshme ne ankth, por mund te mesohesh t’i menaxhosh permes teknikave te frymemarrjes, ushtrimeve te ndergjegjesimit dhe ndihmes profesionale. https://psikologuonline.al/kontakt/
Pershendetje kam vuajtur per 5 vite ankthin stresin Kisha shum veshtiresi ne frymarrje. Tani mbas 4 vitesh qe isha shum mire kam nje jave me zi Po Marr fryme nuk mbushem me fryme cohem naten dal ne ballkon me duket se dicka me shterngon ne gjoks rrahjet e zemres i kam te shpeshta edhe me thahet goja e buzet cfar mund te bej ju lutem se me duket sikur do me ndaloj fryma …..
Pershendetje! Perjetimi i ankthit per nje periudhe te gjate ndikon thellesisht ne gjendjen emocionale. Nese e kuptova mire, ju po kaloni nje humbje e cila si duket ka aktivizuar serish simptomat e ankthit. Eshte normale te keni nje reagim te tille pas nje periudhe ne zi.
Por do ju sugjeroja ndihmen profesionale psikologjike qe te ndihmoheni nese simptomat vazhdojne ose perkeqesohen.
Jonarda
Prsh.un po vuaj gati qe 3 muaj se di me vjen nje siklet svum i rend edhe epr dit e kam ket ndjenje sun mar frym mir rrahjet e zemres jan te mdhaja muskujt e qafes me shterngojn e me bllokohen maremandhe ekulibri trupit so mir frik kam po mar terapi e qetsuse po shum pak me ndihmojn edhe urimin shum te shpesht kam se du ao panik atak a qa jam shum e lodhur skam forc per asgje edhe se di qa te bej edhe pse jam me terapi jam shum ne gjendje te keqe edhe ne fyt si mem mbet diqka
Pershendetje Valbona! Po merrni terapi me medikament apo terapi me psikolog?
Pershendetje
shpesh me kap nje e therrmnje ne gjyks afer zemres po sjam kam pas kurr friken se e di qe ndodh te gjith por kohet fundit i pata dy episoda nje her ende ne shtrat pa e ba gjum e mkapi ni shtregim shum i madh edhe levizje shum e shpejt e zemres sa qe mu duk se vdiqa edhe veq e pritsha momentin per me te keqen gjith kjo vazhdoj per 1 or ose 1 e gjysem,Tjera episod ne pun qaq shum per 20-30 sekonda shpejtsi shumm tmadhe zemres sa qe mu duk se don me dal nga vendi.
Desha me dit a eshtë panik a osht ankth a diqka lidhje me zemren edhe qka me sugjeron.Faleminderit
Pershendetje Idris, do doja ta thoja me siguri dhe t’ju ndihmoja direkt me pergjigjen se nga vijne simptomat por eshte e pamundur pa bere disa vleresime para.
Nese ke bere vizite tek mjeku dhe ju ka thene qe nuk keni asgje nga ana fizike, ateher po shqetesimet qe ju keni vleresohen me baze emocional, pra ankth, stres..
Kam 3 vite qe vuaj nga ankthi. Kam nje shpim ne gjoks dhe shpatull. Kam bere te gjitha vizitat tek profesionistet dhe nje kohe kan qen mire por tash kan filluar prape. Ndjen nevoje qe tere kohen ta ferkoj ate vend ku une ndiej dhimbje dhe me duket qe me kalon. Ka filluar te ndihem e varur nga kjo shperhi. Faleminderit
Përshëndetje Luna! Është e kuptueshme që të keni shqetësime, veçanërisht kur simptoma është kthyer. Në shumë raste, ankthi mund të shkaktojë ose të përkeqësojë dhimbje fizike, duke përfshirë shpinë, gjoks dhe shpatulla, dhe kjo mund të ndodhë për shkak të tensioneve muskulore që lindin nga stresi i vazhdueshëm.
Përveç mbështetjes që mund të merrni nga mjekët, terapia psikologjike rekomandohet per te ulur ankthin dhe dhimbjen psiko fizike https://psikologuonline.al/kontakt/. Mund të praktikoni disa teknika relaksimi, si meditimi dhe ushtrime të frymëmarrjes, për të reduktuar tensionin muskulor dhe për të lehtësuar simptomat.
Nëse kjo gjendje është kthyer pas një periudhe më të mirë, mund të jetë një sinjal që kërkon një vlerësim të mëtejshëm të trajtimit dhe një mundësi për të përmirësuar menaxhimin e ankthit. Terapia online mund të jetë një mundësi e përshtatshme për të punuar në mënyrë më të vazhdueshme dhe të kontrolluar me profesionistët që mund t’ju ndihmojnë të përballoni këtë situatë.
Nëse ndiheni e gatshme, mund të shqyrtoni mundësinë e terapisë online për t’ju ofruar mbështetje dhe udhëzime të mëtejshme.
Pershendetje
Sa her qe duhet te takohem me njerz apo kur hy ne nje vend per her te par me skuqet komplet kraherori dhe ngushtohet frymarrja me dridhen duart
a mund ta quaj Atak Paniku ?
Pershendetje, keto simptoma drejtojne per nga ankthi social.
Faleminderit, Jonarda
Pershendetje kam disa koh qe vuaj nga ankthi dhe nga ataket e panikut kam humbje te perqendrimit rrahje zemre dhe dhimbje shtrengime ne gjoks biles ne nje rast kam pasur dhe mpirje t anes se djatht kam ber sh analiz kontrolle dhe jam ne rregull
Pershendetje Jorgo, do sugjeroja seanca terapie psikologjike per rastin tuaj, duke qene se i keni bere kontrrollet fizike.
Pershendetje. Pothuajse nje vit qe vuaj nga ankthi dhe ataket e panikut. Ataket me kapin 2 here ne muaj. Pas atakut une ndjej nevoje te madhe per te qare. Qaj derisa lirohem dhe qetesohem. Kam folur me psikologe per gjendjen time, me kane thene se do kohe te kaloje. Realisht nuk i duroj dot keto sulme dhe mendohem nese do ishin zgjidhja e duhur medikamentet.
Gjithe te mirat.
Pershendetje Anita, duket sikur te qarit eshte nje rregullator emocional per ju, pra ben te mundur nje c’tensionim te trupit. Ceshtja e trajtimit te episodeve te atak panikut nuk eshte vetem tek koha, por lloji i terapise qe i pershtatet rastit tuaj, rregullsia ne ndjekjen e trajtimit, bashkepunimi ne terapi me teknikat qe aplikohen dhe rekomandimet qe jepen per rastin tuaj. Ne disa raste kur psikologu vlereson se episodet jane teper intensive, rekomandon bashke me ndjekjen e psikoterapise marrjen e medikamneteve. Medikamentet ne kete rast pershkruhen nga mjeku psikiater.
Arsyeja pse rekomandohet shpesh ky kombinim: terapi + medikamente eshte pasi secila prej tyre luan nje rol te caktuar ne trajtimin e shqtesimeve te ankthit. Shembull per ta kuptuar: Terapia si trajtim baze fokusohet ne lehtesimin emocional te personit, psikoedukimin per gjendjen dhe shenjat, sfidimin dhe largimin e mendimeve negative, uljen dhe reduktimin e shenjave te frikshme qe ndihen ne trup dhe parandalin e rikthimit. Kurse medikamnenti ul prodhimin e hormoneve qe leshohen ne trup gjate ketyre episodeve, por nuk trajtojne ceshtjet e tjera, Per kete arsye rekomandohet kombinimi. Keto jane ceshtje te trajtueshme. Shume persona vijne me kete frike ne fillim kur kerkojne ndihme por me pas kur e testojne vete kete proces trajtimi, e kuptojne qe e kaluan.
Faleminderit, Jonarda
pershendetje un kam ket problem nuk edi qka esht siq jam tu nejt mir mvjen ni dopsim i trupit rreh zemra shpejt durt me ndjersiten edhe mendimet te tmerrshme ne kok per 40minuta pastaj kalon kjo me ndoth her pas here me kalimin e jave tensioni rritet
Përshëndetje! E kuptoj që ndihesh i shqetësuar nga këto simptoma që po përjeton. Dobesia e trupit, rrahjet e shpejta të zemrës, djersitja e duarve dhe mendimet negative që shfaqen për disa minuta janë simptoma që mund të lidhen me ankthin. Kjo është një ndjesi që shumë njerëz e përjetojnë, sidomos në situata stresuese ose kur ndihen të tensionuar.
Është e rëndësishme të theksoj se këto simptoma nuk janë të pazakonshme dhe mund të ndodhin për shumë arsye, përfshirë stresin, lodhjen, ose shqetësimet e përditshme. Megjithatë, nëse ato vazhdojnë të ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj, është e rëndësishme të filloni terapine per t’i trajtuar.
Per cdo pyetje tjeter me shkruani
Pershendetje vuaj nga ankthi jam shum keq ne rast se mvjen nevoja me dal ne nje takim me kap paniku me vjen prej mbrenda se po cmendem me kap ankthi shum nuk muna me u perqendru dal jashtkontrolle behem shum keq ju lutem qka me sugjeroni te perdor barna diqka tjeter!
Përshëndetje Anesa, nëse po përjetoni ankth dhe shqetësime që ju ndjekin gjatë ditës, është e kuptueshme që mund të ndiheni të bllokuar dhe nen frike. Shumë njerëz përjetojnë të njëjtat ndjenja dhe kanë vështirësi në përballimin e tyre. Ankthi mund të shkaktojë shqetësime fizike dhe emocionale duke ndikuar edhe në jetën sociale e profesionale. Do ju sugjeroja te provoni trajtimin online psikologjik – si shume njerez që kanë kaluar përvojë të ngjashme me tuajën tashmë po shijojnë rezultatet. https://psikologuonline.al/kontakt/
Pershendetje Doktor.
kam patur dy takime per nje problem dhe gjate takimeve ( dy here brenda 3 diteve me ka ndodhur qe jam bllokuar per disa sekonda ne te shprehur , mezi plotesoja fjalet dhe me bllokohej frymemarrja pastaj jam djersitur dhe kisha shume siklet. Me dukej sikur dicka me bllokon ne fyt. Kjo me ka zgjatur per disa sekonda por Jam trembur shume se nuk e kisha perjetuar asnjehere me pare. Nderkohe edhe disa dite tani ne vazhdim here pas here mezi ngopem me frymemarrje.. A thua mund te jete Atak paniku????
Pershendetje Moza, nese keto takime kane qene te rendesishme dhe te japin stres, gje qe mund te jete e zakonshme pasi kerkojne performace nga ty ose ke pergjegjesi qe te shkojne sa me mire .. mund te perjetohet nje gje e tille sic e keni pershkruar. Them mundet, pasi nuk mund ta them me saktesi cfare eshte ne rastin tuaj, pasi per kete duhet vleresuar paraprakisht.
Nese ke nevoje per nje konsulte vleresimi dhe gjendja po te krijon veshtiresi ditore, lidhu ketu per nje takim virtual https://psikologuonline.al/kontakt/
Pershendetje ! Kam tre muaj qe kam lindur dhe pas lindjes me eshte shfaqur ataku i panikut. Nuk di nese do me largohet ndonjeher?!
Me perfshin shume ne ato caste mendoj se do jem gjithmon ashtu
Pershendetje! Do ju sugjeroja patjeter fillimin e terapise psikologjike. Mos e lini te kalon me shume kohe, pasi me shume ju rrit shqetesiemin tuaj, te menduarit negativ dhe friken per simptomat. Ataket e panikut jane te trajtueshme. https://psikologuonline.al/kontakt/
Faleminderit, Jonarda
Edhe une kam 2 vite qe kam kit ndjen nuk di a esht normale vetem shkoj shum shpesh te mjeku mendoj qe po luj mendoj shpesh qe po vdes kur te shkoj te mjeku jam gjithqka ne rregull nuk di a esht paniku apo naj ankth shum her nuk kam fuqi as me vozit vetum kam frik .
Pershendetje un vuaj qe dy vite prej akthi atak paniku dhimbje gjith trupit du mu qmend mendime te keqia andrra te keqia gjdo sed pom doket palidhje spo muj asgje te degjoj jan gjendje katastrof
Pershendetje Zana! Konsideroni te filloni trajtimin me seanca terapie psikologjike.
Falemindeit, Jonarda
Pershendetje!
Kam djalin 12 vjecar dhe i ndodhi dicka e papritur para 1 jave ,gradualisht duke iu mare zeri dhe filloi te mos flet si duhet po me hund mezi i kuptohen fjalet edhe kur pi uj dmth uji i del nga hunda …
Ishim ne ORL por thone gjithcka eshte ne rregull na sygjeruan te shkojme ne psikolog.
Cfare munde te jet sipas jush?
Pershendetje, po mund te ben nje vleresim psikologjik. Nje reagim i papritur dhe i pazakonte mund te vije dhe si rezultat i perjetimit emocional te forte psh traume ose event shqetesues. Por do ishte me e sigurte te nxirrej nje perfundim pas vleresimit te djalit.
Faleminderit Jonarda
Pershendetje me duket se vuaj nga ataku i panikut te gjitha analizat jane ne rregull me ngulfat diqka ne fyt qe besa nuk mund te marr frym lirshem rrahjet e shpeshta te zemren,marramendje,teresisht i humbur nga jeta reale,dritat e qytetit me duken shum te ndezura,nuk mund te dal i vetem nga shtepia shkaku i frikes.
Pershendetje Kushtrim! Kontaktoni per trajtim ketu https://psikologuonline.al/kontakt/ Jane ceshtje qe trajtohen me psikoterapi dhe ne rastin qe ju ndate duhet ndihme profesionale.
Pershendetje, vuaj prej nje viti nga ankthi dhe ataku panikut…dhe kisha pak muaj qe nuk kisha sulme paniku por kte javen e fundit isha shum i merzitur dhe pardje pata nje sulm paniku dhe mu duk sikur pata nje shtrengim në grykë dhe m pas jam larguar nga ambienti punës ku isha dhe kam shkuar ne tualet dhe pas 2 minutash me kaloi u bëra me mirë por po filloj sikur kalova atak kardiak dhe mendime jo te mira gjat ksaj kohe kam ber dhe sikur nuk mbushem dot me frym ndonjeherë kam ber dhe vizita nga zemra dhe me kan then qe jam shum mir vetem se kam pas pak rrahjet e zemres te larta
Pershendetje Marino, episodet e atak panikut natyrshem zhvillojne mendime katastrofike (do vdes, do humb kontrrollin, kam dicka qe nuk shkon, do me merret fryma, do bie ne toke etj) dhe sjellje te caktura qe e mbajne aktive gjendjen e ankthit. Une do rekomandoja te ndiqni disa seanca psikoterpie pasi jane ceshtje qe trajtohen aty. Madje sa me shpejt me mire, pasi nuk u jepet shume kohe mendimeve te qendrojne dhe te fuqizohen. Per me teper terapia synon te trajton shkakun/shkaqet qe e risjellin ne momente te cakuara.
Faleminderit, Jonarda
pershendetje dhe un kam panik por nuk esh se me mundon shume pasi kam koh qe vuaj,por kam nje shqetesim me zhurmen ne vesh dhimbje koke dhe si shkeputje nga realiteti gjithashtu me bejne syt shume xixa
Pershendetje, zhurma ne vesh (tinnitus), dhimbjet e kokes dhe ndjesia e shkeputjes nga realiteti (derealizimi) jane simptoma qe shpesh shoqerohen me ankthin dhe stresin. Gjithashtu, ndjenja e “xixave” ne sy mund të jete nje treguess i lodhjes ose i nje problemi me shikimin. Tinnitus dhe dhimbjet e kokes mund te jene te lidhura edhe me probleme te tjera shendetësore, keshtu qe nje kontroll fizik eshte i nevojshem. Nese ndiheni i mbingarkuar, mund te jete e dobishme te beni nje konsulte psikologjike. https://psikologuonline.al/kontakt/
Pershendetje
Para 6 muajve kap pas atak panikun e pare nga ankthi dhe me pas jam merr shum me veten gjithashtu dhe me kontrollat tek psikologu. Ne Janar kuptova se jam shtatzene dhe tash jam ne muajin e tret dhe prap kam shtrengim ne gjoks sidomos ne pjesen tek lukthi sikur me nxehet njeher nje sekond dhe me qetsohet, pastaj me vijn mendimet se mos po me ndodh diqka dhe po mos kam probleme me zemren. Ky shtrengim po me ndodh shume shpesh dhe ter kohen jam e shqetesuar dhe per veten dhe per beben.
Pershendetje Lona, duhet ta kuptoj mire nese keni marre trajtim nga mjeku psikiater apo psikologu pasi ka ndryshim mes tyre. Shpesh ngaterrohet. Duke qene se ju thoni kam bere kontrrolle tek psikologu?! Doni te thoni qe keni bere seanca me psikolog apo keni marre medikamente nga ndonje mjek?
Faleminderit, Jonarda
Pershendetje, deri ateher kur e kam mar vesh qe jam shtatzene kam qen te psikiatri dhe kam mar terapi elicea dmth per 3 muaj rresht, pastaj kur mora vesh qe jam shtatzene ma ka nderpre terapine automatikisht dhe kam fillu te nje psikolog me seanca gjdo jave. Dhe nga Janari kam qene me e qet deri tash ne muajin Mars qe fillova prap me shtrengime ne gjoks dhe ndihem shum e mllefosur. Nga shqetesimi kam qen gjat kesaj jave edhe te Kardiologu per me pa se nga po me vjen ky lloj shtrengimi. Dr me tha se gjdo gje shte ne rregull vetem se jeni e stresuar dhe hormonet e shtatzanis te nxisin me shum per shqetesime. Ne kete jave isha edhe te Gjinekologu dhe Dr me tha se gjdo gje eshte duke shukar siq duhet ne lidhje me bebin. Pastaj i tregova dhe per shtregimin ne gjoks me tha te njejtat fjale si Kardilogu. Keto dy tre ditet e fundit jame me e qete pasi qe mora lajme te mira nga Dr, por prap kam mendime negative gjate gjithe kohes pothuajse.
Pershendetje edhe une deshta me nda ni frik te trupi tim shum her nuk mundem te kencetrohem qe ta muj ndihemi keq shum her dhe nuk kam kontroll qe ta kontrolloj vetem mendoj mendime qe po luj mendoj we po vdes edhe deshta me te pyt se qfar esht dhe kam probleme me frym marje kaniher vrapoj shkoj te mjeku gjithqka me anilza me krejt kam ne rregull mendoj qe po me lshon zemera edhe sadom filamat e zemer kam ba dhe jam ne rregull po prap skam besim qe jam mir .ju falendroj nese me ktheni ni pergjigje.
Pershendetje Barish, sic behen kontrrollet fizike qe te vleresohet nje shqetesim trupor dhe ne kete rast duhet vleresim psikologjik. Permes pyetjeve vleresuese ose testeve psikologjike kuptohet shqetesimi juaj, nese eshte stres, ankth nese po cili lloj ankthi dhe ne baze te vleresimit ndiqet plani i trajtimit. Perndryshe mund te jepet nje vleresim i gabuar dhe kjo nuk ju ndihmon. Do ju sugejroj te ndiqni seancE psikologjike per te bere vleresimin e rastit tuaj. Ju lutem jepini rendesi ketij aspekti qe ju udhezojme pasi vetem keshtu mund te merrni ndihmen e duhur.
Faleminderit, Jonarda
Pershendetje, kam rreth 5-6 muaj qe nga “Sulmi i panikut te atakut” zakonisht me ndodhe naten kam dhimbje dhe shtrengim ne gjoks, kam bere te gjitha analizat te gjitha kontrollat te se paku 4 Kardiolog pasi nuk kisha besim, te gjithe me thane se zemra eshte ne rregull.
Dhimbja, shtrengimi ne gjoks dhe koh pas kohe si marramendje them se do bije ne toke eshte e frikshme.
Ju lutem te me ndihmoni nese egziston ndonje mundesi se si ta kaloj kete !
Pershendetje, e kuptoj friken dhe shqetesimin tuaj per shendetin, dhe deshiren e shpejte per te dale nga ky shqetesim. Ka pafund metoda qe mund ti ndiqni ne rutinen tuaj te perditshme mund ti gjeni disa ne linqet si me poshte https://psikologuonline.al/anti-ankth/ https://psikologuonline.al/pagjumesia-si-kurohet/ https://m.youtube.com/watch?v=tajalldUUH8
Shqetesimi ndryshon nga personi ne person dhe nje keshille mund te mos jete e vlefshme per rastin e gjithesecilit. Keshtu, per ndihme qe u pershtatet nevojave tuaja personale do ju rekomandoj ndjekjen e seanceve te terapise psikologjike indieviduale.
Pershendetje burri im vuan nga ankthi u be 6 muaj qe po pi ilace por si kan ber asgj vetem vjen duke u perkeqesuar . ka shum frik te rri vetem ka shtrengim ne kraharor i duket sikur do i bjer te fiket nga momenti ne moment ka shum mendime negative , keputje trupi . ngaq eshte ber kohe qe po pin mjekim dhe i kan humbur shpresat ka nderruar 3 mjekime der tani po pa rezultat . kontrollet mjekesore i kemi ber te gjitha dhe jan ne rregull ..
Pershendetje Nina. Shqetesimet e ankthit ku ben pjese dhe atak paniku duan kombinim trajtimesh. Seancat e terapise psikologjike duhen ndjekur ne kete rast. Medikamenti ka limitet e veta ne trajtim te shqetesimeve emocioanle. Per kete shpesh sugjerohen te dyja dhe medikament dhe seanca terapie.
Faleminderit, Jonarda
si kalove kam pasur gati cdo dit ndjesia e frikes sikur do vdisja po sado ti ushtroj vetes forc qe nuk kam gje prap kam dy vite qe kjo gje spo me ndalon dhe analizat i kam sh mir sepse mduket si nje atak kardiak po ne fakt esht panic sdi si ta parandaloj kete gje se dhe te iki peikolog
ose ndonje vend do me japin ilace qetesusa qe do jen sa per difet ne vazhdim
Pershendetje Gezim, e kuptoj qe ju doni te qetesoheni dhe ta zgjidhni sa me shpejte kete shqetesim. Kuptohet qe ju ka lodhur emoionalisht dhe fizikisht. Cfare do ju sugjeroj eshte nje takim vleresues me mjek psikiater dhe me kete rast ju orienton nese ju duhet medikament apo jo, nese po jua pershkruan per rastin tuaj. Me pas sugjerohet ndjekja e seancave psikologjike qe te punohet me te menduarit qe aktivizon panikun dhe shqetesimet e tjera ne trup. Nje kombinim i medikamentit me terapine psikologjike jep efekte me te mira dhe te shpejta ne trajtim.
Faleminderit, Jonarda
Pershendetje kam gati nje jete qe vuaj Nga Ataku I panikut! Si fillim e kam pasur ne Adoloshence kisha frike sikur dikush po me afrohej dhe do me vriste! Kjo zgjati gati nje vit! Pastaj me kaloi por me e keqja me erdhi mbas dy vitesh kur u nisa ne mengjes per ne shkolle dhe isha Shume I shqetesuar kur shkova ne klase shoket e klases verejten dicka Jo te zakonte tek une dhe me pyeten cfar ke Pse je skuqur pastaj vazhdova duke u panikuar me Shume dhe ika Nga mesimi rruges kisha frike shtrengim ne gjoks rrahje te shpejta te zemres dhe dicka qe po me afrohej osé sikur po vdisja! Pas kesaj u qetesova por prap ishte ajo frika sikur do kthehej! Ika ne shkolle por nuk po me rrihej erdha ne shpi me pan prinderit te shqetesuar isha ter naten ne panik dhe priderve nuk dija ai tua shpjegoja! Por pas nje dite me kaloi por kur nje dite futa mendjen per ta diagnostikuar se cfaf mund te ishte aty mu fiksua sikur Ishte stresi qe Nga ai Moment u mbylla ne vetvete me vinte te qaja pa as1 shkak ky lloj dperimimi me zgjati 3-4 vite dhe ngurroja te shkoja te kerkoja ndihme pastaj situata vazhdoj duke u agravuar me mendime katastrofike te pashpjegueshme dhe te pa nevojshme! Tani te them te drejten kam gati 20 vite me kete mbi koke dhe nje Zot e di se si kam ardhur deri ketu me gjithe ate ngarkese qe kam pasur dhe kam akoma! Tani deri diku e kam kuptuar se cfar mund te jet por puna eshte qe nuk po e heq dot dhe kam mendime katastrofike dhe qe me qojne vetem per poshte sa her qe ngrihem lart! Nga nje her behem realist dhe them me vete qe nuk jan asgje dhe qe nuk duhet te shqetesohem por truri nuk I degjon keto thirrje dhe vazhdon dhe Ben te njejtat mendime qe ne fakt e di cfar jane por jam I pafuqishem per ti larguar! E di ka kaluar nje kohe e gjate dhe e lodhshme per mua gati 20 vite jan Shume por a ka ndo nje keshille per mua qe mund ta ndjek qe ta heq kete lloj mendimi Nga koka qe nuk me len te vazhdoj jeten I qete!
Pershendetje Erjon! Faleminderit per ndarjen e eksperiences tuaj ketu. Duhet te jete shume e veshtire te jetosh me kete peshe per kaq shume vite. E kam fjalen per friken, simptomat dhe mendimet qe ju marrin gjithe energjine qe mund te shkonte ne drejtim per te marre kenaqesi dhe permbushje. Por duhet nderprere ky cikel i vuajtjes emocionale dhe per ta bere kete do ju duhej nje ndihme e psikologut. Besoj se gjate kesaj kohe keni provuar shume forma te vet-ndihmes qe keshillohen ne internet, te cilat poashtu jane te dobishme dhe ndihmuese por mund te mos jene te mjaftueshme. Ju keshilloj marrjen e seancave te terapise pikologjike. Ju e shprehet qe keni nguruar te merrni ndihme me pare, e kuptoj, nuk eshte e lehte te kerkoni ndihme, mund te keni shume pikepyetje per trajtimin, per procesin, per sigurin e shprehjes etj, por ju mund te merrni te gjitha pergjigjet e nevojshme para se te filloni trajtimin.
Vetem kur e provoni vete terapine e kuptoni dobine e saj. Mos nguroni kesaj here per ta marre ndihmen. https://psikologuonline.al/kontakt/ klikoni kete link nese ju duhet informacion ose keni pyetje.
Faleminderit, Jonarda
Cfare behet kur te kap paniku ne gjume naten
Pershendetje, ataku i panikut mund te kap gjete dites ose nates, kjo ndryshon rast pas rasti. Por ne te dyja rastet kerkon trajtim me terapi psikologjike. Do jua sugjeroja ta filloni pasi eshte e trajtueshme.
Faleminderit Jonarda
Pershendetje!
U be nje koh qe ne momente te caktuara me meret fryma me duket sikur nuk ka ajer dhe nga momenti ne moment do me bien te fiket dhe filloj duke qar duart me dridhen dhe dihem e pafuqishme ndihem e perhumbur
Pershendetje Sara, filloni direkt terapine pasi keto simptoma shkaktohen nga i menduari ankthioz dhe zgjidhet vetem me terapi. negative https://psikologuonline.al/kontakt/
pershendetje kom rrahje te zemres shum te forta endiej edhe ne kra tum rreh shum edhe ne bark me dhemb gjoksi me duket sikur dhimbje ne zemer me dridhet trupi me dridhen durt kembet me dhembon shpatullat krat a ësht atak paniku kjo qe pome ndodh kom dhimbje ne trup gjithka ju lutem ne jepno nje pergjigje
Pershendetje Valdete, keto jane shenja te zakonshme te ankthit ose atak panikut por ndiqni hapat me poshte per te bere vleresimin e sakte: Si fillim nje vizite tek mjeku juaj nese nuk konstaton gje fizike, athere mund te besh nje konsulte psikologjike qe te vleresohet dhe trajtohet.
Prsh kam ankth dhe atake paniku kam rrahje zemre kraharori krahut majt dhe gjoks zemra me vjen si djegie dhe e ngurtsuar veshtirsi fryme dhimbje koke dhe skuqje cfar mundt tjet a mund ta di
Pershendetje Ergis, nese jeni vizituar tek mjeku dhe nuk keni dicka fizike qe i shkakton, atehere mund te jete ankthi qe jua shkakton keto shenja ne trup dhe trajtohet me psikoterapi. https://psikologuonline.al/kontakt/
Para 2 vitesh duke qene ne shkoll me erdhi nje ndjenj sikur do me bien te fiket dhe nuk kisha forc te mbaja veten u zbeha dhe dridhesha doja qe te ulem per tu qetesuar, me pas qaja pa arsye. Gjithashtu me ka ndodhur dhe njeher tjeter ku smund te qendroja ne kemb dhe te ndegjoja as te flas fillova qe te dridhem dhe shkova u mbylla ne nje dhom dhe u ula dhe mundohesha te mar frym fell dhe ta nxjer qe te me rregullohej gjendja. Me pas pas nje viti me ndodhi perseri e njejta gje nuk mundesha te qendroja ne kemb me erdhi nje ndjenj sikur do te bie dhe nje ndjenj nxehtesie sikur po me digjet trupi dhe kisha dridhje te kembeve dhe duarve gjithashtu nuk mundesha te mbushem me oksigjen dhe rahje te shpejtuara te zemres dhe te forta. Tani kam dridhje te papritura dhe ndonjeher nuk mund te mbushem me frym dhe gjithashtu te flas nga e dridhura,nuk mund te koncentrohem askund qendroj vetem duke menduar dhe pa folur me asnji. Kam ber analiza por ishin te gjitha ne rregull.Cfar mund te jet a mund te me ndihmoni?
Faleminderit
Pershendetje Amira! Do keshilloja fillimin e terapise psikologjike te trajtohet gjendja ankthioze ose e atak panikut qe ju rishfaqet. Kerkon trajtim me terapi pasi simptomat vijne nga gjendja juaj psiko emocionale, pasi ajo fizike eshte perjashtuar nga rezultatet mjekesore. https://psikologuonline.al/kontakt/
Pershendetje po kam lodhje trupore maramendje plogeshti po rri ne mendime po me duket sikur trubellt para syve shume Frymarje e shkurt mdukem sikur smarr frym fare ngulfatem nuk e di arsyjen se cfar eshte edhe cfar mund te jete ju lutem a mund te me jepni ndonje keshill apo sugjerim
Pershendetje
Dje ne mesnate me ka ndodhur ky lloj paniku sikur nuk mund te shikoja me me sy dhe per nje moment te gjithe trupi me dirdhej nuk mundesha te merrja frym dhe kisha te vjedha.
Diku ka zgjatur 30 minuta kisha frik qe do me ndodhte dicka para nje jave kam pas nje aksident me vetur dhe per gjithcka po kam frik po ky lloj paniku dhe me heret e kam pas por jo sikur ne mbremje
Pershendetje Rina! Fakti qe keni patur kete eksperience te aksidentit mund te lidhet me shfaqjen e atak panikut. Kjo pasi keni perjetuar nje nivel te larte stresi nga ngjarja e aksidentit. Do ju keshilloja te filloni terapine sa eshte ende heret, per t’i punuar ne kohe mendimet dhe efektin e ngjarjes si te aksidentit dhe te atak panikut. Sa me heret te fillon trajtimi me shpejt cliroheni nga keto ngjarje. https://psikologuonline.al/kontakt/
Jonarda
Pershendetje! Jam nje vajze qe vuaj nga ankthi qe 5 muaj. Ataku i panikut gjithmone me rrine ne mendje dhe mendime negative. Kam qene dhe te psikologu kam marr terapi per 1 muaj dhe e ndalova sepse mendoja qe jam mir pot ne fakt Jo ende… Muka bo si ves ta ndegjoj te rrahurat e zemres! Qka me rekumandoni
Pershendetje, kur thoni kam marre terapi… e keni fjalen qe keni marre medikament apo keni bere seanca psikologjike?
Pershendetje, para 1 muaj burri im ka humbur vellaun e tij , dhe nga ateher ky ka frike te rrije vetem, por shume shpesh po i ndodh rrahje te shpejta zemre dhe ngrihet ne kembe ec kap veshet mundohet te relaksoj veten, qan pk i dridhet trupi, me thot sjam mire, qfare me sygjeroni faleminderit
Pershendetje, me vjen keq per humbjen! Keto jane reagime normale qe ka dikush pasi humb dike te rendesishem. Por ne cdo rast do keshilloj te nis seanca terapie qe te ndihmojne per lehtesim emocional cfare e ka te nevojshme.
Pershendetje deshta ta ndaj me ju nje problem qe me shqetson qe dy her po me ndodh mbrenda 3 viteve me pas ndjersitje te ftoft edhe ne ate moment kam edhe zverdhje ne fytyr edhe frumarrje te dobt me dodh per disa minuta dhe me kalon qfar kam mundur te kem ne ate moment osht rrezik a mundet memu perserit prap
Pershendetje, duken si episode akute te atak panikut. Do sugjeroja nje vleresim tek mjkeu si fillim. Ataket e panikut nuk jane te rrezikshme. Por nese ju japin stres dhe frike se mos perseriten duhen trajtuar. Pra mund te ndiqni terapi psikologjike ne ate rast dhe trajtohen.
Pershendetje,
une kam disa vite qe ne rrethana te ndryshme, me mpihet ana e djathte e trupit, qe nga koka , fytyra (vetem ana e djathte) krahu e kemba. Eshte me teper si ndjesi shpimi me gjilpera, shpesh shoqerohet me dhimbje koke, veshtiresi ne frymemarrje, ndjesi sikur do mbytem, ndjesi te vjelle, ndjesi gulcimi, shtrengimi ne kraharor, tensioni dhe rrahjet ne ato momente i kam ok. Jo gjithmone i kam te gjitha simptomat njeheresh. Kam pas bere qe para 10 viteve dy rezonanca te kokes, se kisha dhimbe te forta e papushim te kokes, nuk kishte demtime fizike te nervave, as heren e dyte nuk dalluan ndonje demtim.
Nuk di ta percaktoj nese eshte nje atak paniku apo jo, sepse nuk ndodh vetem ne situata frike apo stresi. Ne momentet qe me kap kriza , zgjat gati 10-15 min derisa te qetesohem. Ka raste qe per disa dite me radhe i kam gjymtyret e djathte si te renduar e me gjemba, ka raste qe iken me shpejt. Nuk di nga se mnd te shkaktohet dhe cfare duhet te bej per tu qetesuar para se te behet dicka me serioze?
faleminderit
Pershednetje Entela, ky eshte nje shpjegim i detajuar i asaj qe ju jeni duke kaluar. Cfare do ishte e nevojshme si hap trajtimi eshte te filloni terapine psikologjike nese nuk e keni bere gjate kesaj kohe, pasi kjo ndjesi e shpimit qe ju ndjeni krijohet nga ankthi dhe eshte e trajtueshme. Mund ta ndjejne shume njerez njesoj si ju kete ndjesi por secili ka nje shkak emocional te ndryshem qe eshte e nevojshme te ekzaminohet ne terapi qe te trajtohet.
Prsh..jam 33 vj kam disa koh qe me kap nje si lloj paniku ose sikur po shkeputem nga mjedisi dhe ne ate momente me vjen te bertas,ju lutem ndonje keshill pasi eshte nje ndjenj torturuese
Pershednetje Marsela! Nese ndihesh sikur po shkeputesh nga mjedisi, perpiqu te perqendrohesh ne detaje te vogla perreth teje. Per shembull, degjo me kujdes zhurmat qe te rrethojne ose prek dicka te ftohte dhe perqendrohu tek ndjesia qe te le. Ky perqendrim mund te te ndihmoje te ndihesh me e lidhur me realitetin.
Pershendetje, ka vite qe mendoj se vuaj nga ankthi, kam ngerrqe ne anen e djathte: kemba, dora; gjithashtu me dhemb shume koka, veshtersi ne frrymarrje, rrahje te shpeshta te zemres, gjithashtu vuaj edhe nga Hipotireoidizmi. A me sygjeroni te beje kontrolle tek neurologu apo kardiologu ? Falemnderit
Pershendetje Bora! Duke pasur parasysh simptomat, do ishte mire të filloni me nje mjek te pergjithshem ose mjek familjeje. Ata mund t’ju drejtojnë te specialistët e duhur, si një endokrinolog per hipotiroidizmin, nj4 neurolog per dhimbjet e kokës dhe ngërcet, dhe nje kardiolog per rrahjet e shpeshta të zemrës. Gjithashtu, nëse simptomat lidhen me ankthin, ju duhet ndihma psikologjike psikolog/psikiater të trajtoni aspektin emocional dhe simptomat e ankthit.
Pershendetje, para nje muaji, kalova nje viroze por duke qene se me zgjati pak si shume fillova te stresohesha cdo dite e me shume, derisa nje dite pesova nje ngrirje te komplet trupit.
Qe nga ajo dite kam perjetuar ankth ose stres nuk e di si ta quaj por kam vetem mendime negative ne koke, cfare po me ndodh, cfare kam, pse spo behem mire. Para pak ditesh me ndodhi serish kjo ngrirja e trupit por me e lehte se heren e pare. Kam bere te gjitha vizitat dhe analizat me kane dale ok. Kam bere vizite dhe tek neurologu dhe cdo gje eshte ok.
Pershendetje, para nje muaji, kalova nje viroze por duke qene se me zgjati pak si shume fillova te stresohesha cdo dite e me shume, derisa nje dite pesova nje ngrirje te komplet trupit.
Qe nga ajo dite kam perjetuar ankth ose stres nuk e di si ta quaj por kam vetem mendime negative ne koke, cfare po me ndodh, cfare kam, pse spo behem mire. Para pak ditesh me ndodhi serish kjo ngrirja e trupit por me e lehte se heren e pare. Kam bere te gjitha vizitat dhe analizat me kane dale ok. Kam bere vizite dhe tek neurologu dhe cdo gje eshte ok.
Pershendetje Dorina, ne marrim siguri se pari nga mjeku qe ju ka thene nga ana fizike e trurit eshte vleresuar ok. Nese e vereni ju mendoni shume dhe shumica e mendimeve lidhet me faktin PO SIKUR TE KEM DICKA QE NUK SHKON OSE ME SIGURI KAM DICKA QE NUK PO SHKON. Keto mendime nxisin pasiguri dhe truri i percepton si rrezik dhe aktivizon modalitetet e mbijeteses qe jane me te shpeshta ato te lufto ose ik por kemi dhe ne reagim freezing ose ngrirje para rrezikut real ose te imagjinuar. Ne rastin tuaj mund te jete kjo, por do sugjeroja dhe nje vleresim te plote psikologjik te shkaqeve qe mos gabohet.
Po jam tuj mar vec qetsuse ne mbremje per gjumin ama se di pse kam ktp mendime te kqija une edhe jam shum e lodhur kam shum ftoft ne trup
Pershendetje Valbona, nuk di llojin e qetesuesit qe ju po merrni dhe nese eshte medikament i pershkruar nga mjeku apo i marre ne farmaci pa recete. Per te shkuar tek trajtimi i nje problemi si fizik dhe psikologjik-emocional duhet bere ne fillim vleresimi i rastit tuaj personal.
alprazolam viatris 0 25 esht emri i qetsuses e kam mar nga mjekia e shpies ama ma.shum.qe 3 muaj jam.kshtu keq kam mendime te kqija frik kam te lodhur dridhje te trupit zbehje te duarve e kembeve ekulibri i trupit sa me shkon para sa mbrapa dhimbje kokes mbrapa nje legsi e kam se di a esht atak panik
Pershendetje, do sugjeroj nje rivizite tek mjeku qe ju ka dhene medikamentin dhe cfare vleresimi ju ka vendosur ne kohen qe ju dha medikamentin. Poashtu ka nje nr te simptomave qe ju keni permendur te cilat kerkojne kombinim te trajtimit terapi dhe medikamnet. Filloni terapi qe te ndihmoheni te liroheni nga mendimet torturuese pasi ne rastet e ankthit jane pikerisht ato qe aktivizojne gjendjet e ankthit.
Alprazolam 0.25 esht qetsusi se e mar une po se di ka ma shum se 3 muaj s ejam kshtu keq ikam kto probleme duart e kembet me rrin te zbehura kam problem me ekuiliber nuk po ndina diqka rahat mendime negative edhe me pulsin po kam problem ndonje her osht i lart e ndonje her i ult 54 pulsi
Kam edhe dridhje te trupit probleme me gjum
Pershendetje, kohet e fundit kam perjetuar sulme paniku vecanerisht naten. Me del gjumi duke u dridhur dhe kam pershtypjen sikur po me merret fryma. Shkak u bene problemet e femijes tim ne shkolle. Femija nuk ka rezultate te mira dhe refuzon te studioje. Mendoj se kjo situate nxorri ne pah kriza te tjera te brendshme. A duhet te keshillohem me dike? Apo eshte kalimtare?
Faleminderit
Pershendetje Ana, faleminderit per ndarjen e eksperiences ketu! Po do jua sugjeroja seance keshillimi qe te punohet me uljen e stresit dhe ankthit te perjetuar per shkak te ketyre situatave qe mund t’ju aktivizojne shqetesimin. https://psikologuonline.al/kontakt/
Eshte hera e par qe sot pas nje problemi te madh me ka kapur atak paniku me kishte humbur kontrolla u pershpejtua rrahjet e zemres po ashtu frymarrja nuk ishte ne kontroll kembet me dridheshin dhe duart mu bllokuan nuk mund te levizja vetem qaja me nje ze te madh goja ime ishte e terur plotesisht ishte shum keq ajo qe perjetova .
Kerkoj nje keshill sepse me kujtohet qdo qast .
Faleminderit !
Përshendëtje Diana! E kuptoj, një atak paniku është një eksperiencë shumë intensive dhe e frikshme. Ataku i panikut shpesh ndodh papritur, dhe mund të të bëjë të ndihesh sikur po humbet kontrollin ose sikur trupi yt po kalon një krizë të madhe. Simptomat që përshkruan (frymëmarrje e shpejtë, rrahje të shpejta zemre, dridhje, bllokim të duarve dhe gojë të thatë) janë të zakonshme në një atak paniku.
Një këshillë për të menaxhuar atakët e panikut është të krijosh një “shtëpi të sigurt” në mendjen tënde. Kjo do të thotë të imagjinosh një vend që të bën të ndihesh e qetë dhe e sigurt—mund të jetë një plazh, një mal, ose një dhomë e qetë në shtëpi. Kur ndihesh e tensionuar ose në prag të një ataku paniku, përpiqu të vizatosh ose të shkruash për këtë vend. Përdor ndjenja të forta, detaje të gjalla, dhe ngjyra për ta bërë këtë vend sa më të gjallë. Kjo teknikë mund të të ndihmojë të kesh një pikë referimi të qetë dhe të largohesh nga momentet e ankthit.
Megjithatë, është shumë e rëndësishme të kërkosh trajtim profesional, që të ofrojë një qasje më të strukturuar dhe të personalizuar për menaxhimin e simptomave dhe për trajtimin e shkakut themelor të ankthit. https://psikologuonline.al/kontakt/
Pershendetje, per nje kohe shume te gjate nuk e di si ta pershkruaj ankth apo atak paniku por qdo her kur zgjohem nga gjumi zgjohem me mendime te kqija dhe me kapin ethet trupi me dridhet kam te ftohte qe direkt duhet me u pastru me uj te ngrohte qe me i ndal ethet filloj me mendu per qdo sen dhe kam frike si per vete ashtu edhe per njerzit e mi t afert.
Te lutem ni keshille si me trajtu kete problem.
Faleminderit !
Pershendetje Dea, me kontaktoni ketu https://psikologuonline.al/kontakt/
Pershendetje
Doja te ju pyesja
Kam nje rast kur vuaj nga ankthi
Dhe ne raste kur je ne trajtimin e kortizonit
Edhe vuan nga ankthi dhe ke simptoma mpirje te kokes marje mendsh
Keto shenja ti jep kortizoni apo bashkangjiten bashk me ankthin
Por doja te ushtroja dhe nje pyetje tjeter
Perjetova nje eksperienc ne rast debati me kapi ankthi edhe per i moment ndodhi nje si gjendje te fikti per 5-6 sekonda derisa me goditen edhe erdha ne vete
Tani jam ne shqetsim cfar ishte? Ishte si pasoj e ankthit? Te fiket? Apo dicka tjeter?
Pershendetje! Për të vlerësuar efektet e kortizonit në trup, REKOMANDOJtë konsultohesh me një mjek, si një endokrinolog,
Sa i përket episodit të fikëtit që përjetove gjatë debatit, ka mundësi që kjo të ketë qenë një reagim nga ankthi intensiv. Në raste të forta stresi ose ankthi, trupi mund të përjetojë një rënie të shpejtë të presionit të gjakut, e cila nganjëherë mund të shkaktojë një ndjesi afër të fikëtit. Disa njerëz reagojnë kështu ndaj stresit ekstrem, veçanërisht kur tensioni dhe ankthi janë shumë të larta. Megjithatë, nëse kjo situatë ndodh përsëri dhe te shqetëson, do të ishte mire të konsultohesh me një kardiolog për të përjashtuar çdo shkak fizik.
Përshëndetje
Kam që në fillim të Marsit një moment shum të çuditshëm sikur dy Duart po më mpiheshin se sikur po më bie të fikt.
Shkova tek Neurologu më tha se nuk kam gjë.
Pastaj përsëri pas një Viroze mu kthy prap kjo ndjenja sikur nuk po më mbajn këmbet sikur do bije sikur do më bjer të fikt sikur nuk I gjej fjalet sikur më bllokohet gjuha dhe shtrëngimi në fyt .Kam qen te ORL me kamera më kan then se ne fyt krejt në rregull eshte tani Kam faza te tjera si vllun sikur Kam temperatur sikur do vdes .
Pershendetje, shikoj edhe ne rastet e tjera qe jane ndare ketu, vleresimi fizik behet gjithmone por anashkalohet ai psikologjik. Do ju keshilloj nje konsulte psikiologjike https://psikologuonline.al/kontakt/
Kam nevoj per nje psikolog.
Pershendetje, mund te kontaktoni https://psikologuonline.al/kontakt/
Pershendetje
Jam 18 vjec dhe kam 1 vit qe i kam keto siptoma si : rrahjet te forta te shpejta te zemres,Dridhje trupi,te vjella,pickim ne krahun e zemres.Jam vizituar ne shume doktore si kardiolog psikolog dhe psikiater,por psikiatri tha nje pergjigje qe vuan nga atak paniku.Pothuajse cdo nate perfundoja neper spitale dhe nuk me nxirrnin asgje si perfundim.Psikiatri me ka dhene ilace si alprazolam 10 mg dhe escitalopram i kam pire keto ilace rreth 6 muaj por prap me eshte perseritur 3 ose 4 jave pasi i kam lene ilacet .Nuk e di kur do perfundoje ky lloj shqetesimi sepse sinqerisht eshte shume e keqe,nuk e mendoja se do te zgjaste me vite por sinqerisht kjo situate me bezdis shume.
Përshëndetje Aldo! Më vjen shumë keq që po kalon një periudhë të tillë të vështirë. Ata që vuajnë nga atakët e panikut shpesh ndihen të bllokuar dhe pa mundësi për të dalë nga ky cikël shqetësues. Edhe pse ti ke marrë trajtim dhe je konsultuar me specialistë, është e kuptueshme që mund të ketë një periudhë të vështirë për t’u mposhtur plotësisht shqetesimi. Çështja me atakët e panikut është se ato shpesh i përsëritin veten për shkak të tensioneve të krijuara në trup dhe mendje.
Për të përmirësuar këtë gjendje, mund të jetë e nevojshme të eksplorosh mundësi të tjera trajtimi, si trajtimi psikoterapeutik, përfshirë teknika të menaxhimit të ankthit dhe streset. Mund të jetë e nevojshme të rivlerësosh përdorimin e barnave, pasi disa mund të kenë efekte të përkohshme dhe mund të kërkohet një ndryshim ose një metodë tjetër për trajtimin afatgjatë.
Po ashtu, është shumë e rëndësishme të kujdesesh për trupin tënd dhe shëndetin mendor me aktivitete që ndihmojnë në uljen e stresit, si ushtrimet fizike, meditimi, ose frymëmarrja e thellë.
Do ju sugjeroja te provoni terapi online qe ne rastet e ngjashme kane gjetur nje zgjidhje te pershtatshme dhe shume te rehatshme per ta mbajtur seancen nga shtepia me profesionist. https://psikologuonline.al/kontakt/
Prsh me ka kapur nje si frike mrenda disa ditesh kam shume frike se mos kam dicka ne trup ndonjehere me kap kam filluar ka disa dite sikur harroj nuk ndihem si me pare me duket sikur do te krijohet nje njeri brenda meje ndihem si i parendesishm sot dhe dite te tjera me kap nje si frike sikur kam dicka ne trup ose di me bjeri te fiket kjo me zgjat rreth 40 mim me duket sikur do harroj gjithshka do ndhem dhe nga njerit e mij do harroj gjithshka dhe do behem njeri tjt ndihem sikur po humb cdo gje ndjenjat deshirat ju jutem me ktheni pergjigje
Përshëndetje! Më vjen keq që po kaloni një periudhë të tillë të vështirë. Simptomat që po përshkruani mund të jenë të lidhura me ankthin, i cili shpesh mund të shkaktojë frikë të papritur, ndjenja të çuditshme dhe mendime të shpejta që janë të vështira për t’u kontrolluar. Ankthi mund të krijojë ndjenja të tilla si shqetësimi për shëndetin, harresa e përkohshme, dhe ndjenja e shkëputjes nga vetja dhe nga të tjerët.
Këto simptoma janë të zakonshme për ata që përjetojnë ankth dhe mund të shkaktojnë një ndjenjë të humbjes së kontrollit. Sidoqoftë, është e rëndësishme të kuptoni që ky është një reagim emocional dhe i përkohshëm, dhe jo një shenjë e një problemi serioz shëndetësor. Ndjenja e “e te qenit dikush tjetër” ose humbja e ndjenjave është gjithashtu një manifestim i ankthit dhe shpesh kalon pasi trupit dhe mendjes i jepet kohë për t’u qetësuar.
Për të menaxhuar këto simptoma, mund të jetë shumë e dobishme të filloni psikoterapine. Ketu mund te lidheni per te filluar terapin online https://psikologuonline.al/kontakt/ Personat qe vuajne si ju e kane gjetur teper te efektshme dhe komode trajtimin online. Gjithashtu, filloni te praktikoni teknika të relaksimit si frymëmarrja e thellë ose meditimi për tu qetësuar.
Nëse simptomat vazhdojnë, një konsultë me një mjek mund të jetë e nevojshme për të përjashtuar ndonjë çështje fizike dhe për të marrë këshilla për trajtimin më të përshtatshëm. Ju uroj shumë shëndet dhe forcë për të kaluar këtë periudhë.
Pershendetje! Para nje muaji e gjysme duke udhetuar me motrat e mia mu mpi i gjithe trupi. U bera si e ngrire , trupi ishte aq i forte sa nuk drejtohej dhe mendoje se po te mundoheshe te drejtosh edhe nje gisht do thyhej. Por mendova se kjo me ndodhi per shkak te disa problemeve te asaj kohe. Kjo u be me shqetesuese kur para nje jave isha me grip dhe teksa doja te pija nje ilac per gripin, me ndodhi po e njejta gje si atehere, i gjithe trupi mu ngri. Do deshiroja te kisha nje mendim nga ana juaj se pse po me ndodh kjo gje? Faleminderit!
Ela, kjo mund të ndodhë për shkak të stresit dhe ankthit, të cilat shkaktojnë tension të fortë në muskuj dhe mund të bllokojnë lëvizshmërinë e trupit, duke shkaktuar ndjesinë e ngurtësisë që përshkruan. Kur je e stresuar ose eshqetësuar, trupi të jep sinjale si ky për të të paralajmëruar, dhe ndonjëherë ky tension mund të rritet kur je i sëmurë (si në rastin e gripit), duke i shtuar simptomat. Është një reagim i natyrshëm i trupit ndaj emocioneve të forta dhe mund të menaxhohet më mirë me terapi që fokusohen në relaksimin dhe uljen e stresit.