Kompleksi i inferioritetit i referohet një individi me vetëbesim...
Droga është çdo substancë e cila, nëse thithet, injektohet,...
Termi narcist kuptimi që mban përshkruan në mënyrë të...
Eksploroni me shqisat tuaja pavarësisht se ku jeni, gjithmonë do të keni një mjet për të lehtësuar stresin. Kur të gjeni teknikën e duhur shqisore, përdoreni.
Në këtë website merret shërbimi i kujdesit mendor, i ofruar nga psikologë të licensuar, psikoterapist dhe këshillues profesionist. Psikologu Online ka programe të dizajnuara për të mbështetur këdo. Një prekje e kujdesit qe na lehtëson.
Kompleksi i inferioritetit i referohet një individi me vetëbesim...
Droga është çdo substancë e cila, nëse thithet, injektohet,...
Termi narcist kuptimi që mban përshkruan në mënyrë të...
Psikologu Online është platforma e parë profesionale në Shqipëri që ofron Konsulta Psikologjike Online, kudo. Këtu keni mundësi të komunikoni shqetësimet tuaja psikologjike apo emocionale, me një profesionist të shëndetit mendor (si psikologe, këshilluese apo psikoterapiste), përmes telefonit ose kompjuterit.
Shko tek menu dhe kliko faqen Rezervo. Aty do ju shfaqet sistemi rezervimit, prej ku mund të zgjidhni direkt psikologen specialiste për trajtimin e shqetësimit tuaj dhe orarin që ju përshtatet. Shënoni të dhënat që kërkohen për pagesën online dhe orari i rezervuar do të bllokohet për ju.
Për personat që nuk disponojnë kartë kredit/debit apo PayPal, rezervimin e orarit mund ta bejnë në WhatsApp tek nr. +355685077805 dhe konfirmimi i pagesës bëhet përmes MoneyGram / Western Union ose Ria. Kërkoni të dhënat e dërgesës tek numri.
Seancat videocall zhvillohen online në aplikacionin Google Meet.
Shkarkoni aplikacionin në telefonin ose kompiuterin tuaj.
Online: Debit/Credit Card/PayPal
Transferte: MoneyGram/Western Union/Ria
Psikologu Online është një zgjedhje e përshtatshme për të gjithë ata që janë duke kërkuar:
Terapi Individuale
Terapi Në Çift
Terapi Për Adoleshent
Terapi Për Prindër/Fëmijë
Në raste të tjera psikologët online do të identifikojnë se kush mund dhe kush nuk duhet të përdorë shërbimet e tyre dhe të referohen për shërbimin që u përshtatet.
Individët me sëmundje të rënda mendore, psikotike apo me tentativa suicidale duhet të ndjekin trajtime të tjera tradicionale ose rehabilituese.
Kohëzgjatja dhe numri i seancave janë unike sipas:
Pasi keni rezervuar orarin e seancës dhe është konfirmuar pagesa, ju do të keni një seancë video me një nga psikologet në aplikacionin Google Meet.
Shërbimi i klientit ju dërgon një link në email, ku aksesoni vetëm ju dhe psikologia. Ky link mjafton të klikohet ditën dhe orën e senacës dhe ju aksesoni në seancë.
KUJDES: Nëse nuk njoftoni një ditë para për ndryshim të datës së takimit, ju mbahet pagesa e asaj seance dhe duhet të rezervoni një seancë të re me pagesë.
Chat suport është një shërbim ku ju mund të bisedoni në chat (me mesazhe tekst) me psikologen për një orë për shqetësimin që keni dhe të:
Chat do ju shfaqet sapo të futeni në website me një ikonë blu në të majtën tuaj.
Chat gjithashtu mund të përdoret nga klienti dhe për të marrë informacion nga shërbimi i klientit se si funksionon apo pyetje të tjera që mund të kenë.
Seancat online, kanë disa avantazhe në krahasim me ato tradicionale.
Profesionistët e shëndetit mendor ndjekin rregulloret dhe ligjet e shtetit që ofrojnë siguri dhe konfidencialitet, nga momenti që psikologu fillon të ushtrojë profesionin e tij.
Politika e Privatësisë në website u shpjegon hapat që ndërmarrin psikologët për të mbajtur informacionin tuaj të sigurt. Zakonisht do t’ju komunikohen dhe në takimin tuaj online nga psikologia.
Jo, pasi Psikologu Online ka në fokus dhe ofron vetëm shërbimin psikologjik online.
Kjo platformë siguron efekt të ngjashëm për shqetësime që mund të trajtohen online, me atë të takimit në zyrë.
Skedarët e nevojshëm janë absolutisht thelbësore që website të funksionojë si duhet. Kjo kategori përfshin vetëm skedarët që sigurojnë funksionet themelore dhe tiparet e sigurisë të faqes në internet. Këto skedarë nuk ruajnë asnjë informacion personal.
Çdo skedar që mund të mos jetë veçanërisht i nevojshëm për funksionimin e website-it dhe përdoret posaçërisht për të mbledhur të dhëna personale të përdoruesit përmes analizave, reklamave, përmbajtjeve të tjera të shfaqura do quhen si skedarë jo të nevojshëm. Është e detyrueshme të siguroni pëlqimin e përdoruesit para se të përdorni këto skedarë në faqen tuaj të internetit.