• Kryefaqja
  • Rreth nesh
  • Team
  • Shërbimet +
    • Lista e Shërbimeve
    • Keshillim Psikologjik
    • Psikoterapi Online
    • Suport Psiko Emocional
    • Psiko Edukim
  • Pagesa
  • Terapi në grup
  • Blog
  • Kontakt
  • Shporta
Telefon +355685077805
info@psikologuonline.al
Facebook-f
Instagram
Linkedin
  • Kryefaqja
  • Rreth nesh
  • Team
  • Shërbimet
    • Këshillim Psikologjik
    • Psikoterapi Online
    • Suport Psiko Emocional
    • Psiko Edukim
  • Pagesa
  • Terapi në grup
  • Blog
  • Kontakt
Sa Kushton?
Telefon +355685077805
info@psikologuonline.al
Facebook-f
Instagram
Linkedin
  • Kryefaqja
  • Rreth nesh
  • Team
  • Shërbimet
    • Këshillim Psikologjik
    • Psikoterapi Online
    • Suport Psiko Emocional
    • Psiko Edukim
  • Pagesa
  • Terapi në grup
  • Blog
  • Kontakt
Sa Kushton?
Terapi Online me Psikolog të Licencuar

Çfarëdo që po kalon, këtu ka një psikolog për ty.

Rezervo Tani

Skuadra Jonë

Njihuni me skuadrën tonë e cila përbëhet nga psikologe të licensuara dhe me eksperiencë.

Zgjidh psikologun tënd

Psikologë klinikë, këshillues, life coach dhe psikoterapistë me eksperiencë në ankth, trauma, depresion… bashkë me ty në seancë online.

Jonarda Kërkuti

Psikologe Këshillimi

Më shumë

Etel Turtulli

Psikoterapiste

Më shumë

Jonida Ponari

Psikologe Klinike

Më shumë

Desantila Voci

Psikoterapiste

Më shumë

Edvaldo Begotaraj

Psikoterapist

Më shumë

Emona Ferhati

Psikologe Klinike

Më shumë

Abdullah Veliu

Life Coach

Më shumë

Çmime dhe Evente

Nderime dhe Pjesëmarrje të Psikologu Online në Evente të Rëndësishme
  • Çmim Evropian i Biznesit 2023
  • Pjesëmarrës dhe Finalist 2024
  • Fitues të Kompeticionit Start Up për Femra 2024
  • Pjesëmarrës dhe Fitues 2024
  • Flasin për Shërbimin Tonë
  • Pjesëmarrës dhe Finalist 2024

Si funksionon terapia online?

Zgjidh psikologun dhe orarin që të përshtatet, brenda disa minutave.

Rezervo ✓

Pagesa e sigurt online përmes kartës ose PayPal, shpejt dhe pa komplikime.

Konfirmo ✓

Seanca zhvillohet me video call, nga shtëpia jote, në konfidencialitet.

Nis trajtimin ✓

Terapi Online Shqip

Ekipi i psikologëve dhe psikoterapistëve të licencuar ofron seanca psikologjike online në Shqip me metoda klinike të provuara, në një mjedis të sigurt virtual.

0 K+
Shqiptarë vizitojnë çdo muaj
0 +
Seanca të kryera nga 2021
TERAPI ONLINE

FOUNDER

Një Vizion i Lindur nga Nevoja Reale

Psikologu Online u krijua me një qëllim të vetëm..

T'i japë çdo shqiptari akses të drejtpërdrejtë tek kujdesi psikologjik profesional, pa barriera dhe pa gjykim.

Sot, me një ekip psikologësh klinikë, psikoterapistësh dhe këshilluesish të licencuar, mentorë ofrojmë programe të dizajnuara për çdo nevojë, sepse shëndeti mendor i çdokujt ka rëndësi.


Jonarda Kërkuti
Psikologe | Themeluese e Platformës

 

Eksploroni Artikujt e Fundit

Lexoni artikuj dhe këshilla nga ekspertët tanë për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor.
Si të flasim me fëmijët për divorcin - Udhëzues per prindin
Si të flasim me fëmijët për divorcin – Udhëzues prindëror

Si të flasim me fëmijët për divorcin është një nga pyetjet më...

22/05/2026
TERAPI ONLINE
7 shenja që të tregojnë se ke nevojë për terapi online

Një terapi online duhet për ata momente kur ndihesh i bllokuar, i...

30/04/2026
Atashimi shmanges - Arsyeja pse i dërgoni njerëzit larg
Atashimi shmangës – Arsyeja pse i dërgoni njerëzit larg

Atashimi shmangës është pjesë e asaj që psikologët e quajnë...

09/04/2026

Pyetje Të Shpeshta

Pyetjet më të zakonshme që klientët kanë për Psikologun Online.
A mund të marr ndihmë psikologjike nëse jam jashtë Shqipërisë?

Po. Shqiptarët në Itali, Greqi, SHBA, Gjermani dhe kudo tjetër mund të aksesojnë psikologë shqipfolës pa asnjë pengesë gjeografike. Mjafton një lidhje interneti.

Si e di nëse kam nevojë për psikolog?

Nuk duhet të presësh krizën. Nëse ndjehesh i trishtuar për 2+ javë, ke vështirësi gjumi, stresi ndikon në punë ose marrëdhënie, ose ndjehesh i bllokuar, është momenti i duhur.

A është efektive terapia online si ajo në person?

Po. Studimet shkencore konfirmojnë që terapia online është po aq efektive për ankthin, depresionin dhe stresin. Psikologët tanë ndjekin të njëjtat standarde si konsultat fizike.

Çfarë ndodh në seancën e parë?

Seanca e parë është vlerësuese, psikologu dëgjon historinë tënde dhe shpjegon si do punojmë bashkë. Nuk ka presion, nuk ka gjykime. Shumë njerëz ndjehen më lehtë menjëherë.

A janë psikologët tuaj të licencuar?

Po. Të gjithë psikologët janë të licencuar nga Dhoma e Psikologëve të Shqipërisë. Çdo profil tregon licencën, specializimin dhe vitet e eksperiencës.

A është konfidencial sesioni im?

Plotësisht. Seancat nuk regjistrohen, nuk ndahen me palë të treta. Psikologët janë të detyruar ligjërisht të mbajnë sekret profesional.

A mund të konsultohem pa e ditur familja?

Po, nëse je mbi moshën 18. Terapia online ofron privatësi totale, nuk del askund, e mban online, pagesa bëhet diskretisht. Askush nga rrethana jote nuk ka nevojë të dijë.

Sa kohë zgjat terapia?

Kohëzgjatja dhe numri i seancave janë unike sipas:

  • Historisë së rastit;
  • Llojit të shqetësimit;
  • Karakteristikave individuale;
  • Bashkëpunimit gjatë seancës dhe angazhimit jashtë saj;
  • Sekuencës dhe rregullsisë së ndjekjeve të seancave;
  • Koha me shqetësimin, etj;
A mund të trajtojë psikologu depresionin online?

Po. Terapia online është trajtim i provuar shkencërisht për depresionin dhe funksionon po aq mirë si terapia fizike. Psikologët punojnë me metoda të bazuara në shkencë, të adaptuara sipas nevojave dhe situatës së çdo personi. Shumë klientë ndjejnë përmirësim të ndjeshëm pas seancave të para. Nëse gjatë procesit vlerësohet se nevojiten medikamente, psikologu ju orienton tek specialisti i duhur.

A mund të më ndihmojë psikologu për ankth dhe sulme paniku?

Po. Ankthi dhe sulmet e panikut janë ndër problemet më të trajtueshme me psikoterapi. Psikologët tanë përdorin terapi te dedikuara, standard i artë për ankthin. Shumë persona shikojnë përmirësim brenda pak seancave.

Kur u krijua Psikologu Online dhe pse u krijua?

Psikolog Online u ideua në 2019, duke e bërë platformën e parë të terapisë online në Shqipëri. Ideja lindi nga nevoja për të bërë ndihmën psikologjike të aksesueshme për të gjithë shqiptarët, pavarësisht vendndodhjes ose stigmës sociale.

Si funksionon video terapia?

Si çdo video call, psikologu ju sheh dhe dëgjon në kohë reale. Studimet tregojnë efektivitet të barabartë me terapinë fizike. Avantazhi: komoditet, privatësi, akses nga kudo.

Si bëj rezervimin e parë?

Procesi merr 2 minuta:

  1. Zgjidh shërbimin dhe psikologun.
  2. Zgjidh datën dhe orën.
  3. Paguaj online.
  4. Merr linkun e seancës video direkt në email.
Sa kushton terapia online?
  • Paketa Personale, video call përmban një seance 50€.
  • Paketa Premium, video call përmban 3 seanca 120€.
Cilat janë shqetësimet që mund të trajtohen online?

Psikologu Online është një zgjedhje e përshtatshme për të gjithë ata që janë duke kërkuar: 

Terapi Individuale

  • Ndihmë në menaxhimin dhe rritjen e reziliencës ndaj stresit;
  • Trajtim të çrregullimeve të ankthit (Atak paniku / Ankth social / PTSD/ Fobi / OCD);
  • Hipokondria;
  • Trajtim të çrregullimeve të humorit;
  • Depresioni / Depresioni post partum;
  • Traumat e ndryshme gjatë jetës;
  •  Vetëvlerësimi i ulët;
  • Menaxhimi emocional;
  • Probleme me agresivitetin dhe konfliktet;
  • Ndjenjat e turpit/ Fajit;
  • Çrregullime të gjumit (mankthet);
  • Çështje të identitetit gjinor dhe orientimit seksual LGBTQ+;
  • Shqetësime të aktivitetit seksual (pa shkak mjekësor) impotenca;
  • Vetëimazhi dhe sjelljet vetëdëmtuese;
  • Personaliteti;
  • Marrëdhëniet sentimentale;
  • Çrregullimet e të ngrënit (Anoreksinë nervore dhe buliminë);
  • Obeziteti;
  • Humbjet/ Zinë;
  • Varësitë;
  • Këshillim karriere;
  • Vendosje dhe arritje të qëllimeve specifike;
  • Vëtëzbulim/ Vetënjohje;

Terapi Në Çift

  • Trajtim të çifteve në krizë;
  • Përmirësim i aftësive të komunikimit në çift;
  • Rivendosje e besimit në çift;
  • Zgjidhje të konflikteve;
  • Mësimi i strategjive të përballimit;
  • Rritje e kuptimit për nevojat e partnerit;
  • Përcaktimi nëse do të qëndroni në marrëdhënie: 
 
Këtë mund ta vendosni vetëm ju dhe partneri juaj. Nëse të dy partnerët janë të gatshëm të punojnë, ndërhyrja e një terapisti është më efektive. Por, nëse njëri ose të dy partnerët janë të vendosur për t’i dhënë fund marrëdhënies, terapisti mund të ndihmojë në gjetjen e një mënyre miqësore për të trajtuar ndarjen ose divorcin.

Terapi Për Adoleshent

  • Trajtim për fëmijët/adoleshentë me çrregullime në sjellje;
    Diagnostifikim lidhur me zhvillimin konjitiv dhe psikosocial (nga mosha parashkollore deri ne adoleshencë);
    Trajtimi i çrregullimeve psikologjike;
    Ankthi / Atak paniku/ Ankthi social / Fobitë;
    ADHD;
    Autizëm;
    Agresivitet;
    Bullizem;
    Depresioni;
    Ndryshimet dhe çrregullimet e humorit;
    Stresi / Stresi post traumatik;
    Vetëvlerësimi i ulët;
    Menaxhimi emocional;
    Probleme me agresivitetin dhe konfliktet;
    Ndjenjat e turpit/ Fajit;
    Çrregullime të gjumit (mankthet);
    Çështje të identitetit gjinor dhe orientimit seksual LGBTQ+;
    Vetëimazhi dhe sjelljet vetëdëmtuese;
    Personaliteti;
    Marrëdhëniet sentimentale;
    Çrregullimet e të ngrënit (Anoreksinë nervore dhe buliminë);
    Obeziteti;
    Humbjet/ Zinë;
    Varësitë;
    Këshillim karriere;
    Vendosje dhe arritje të qëllimeve specifike;
    Vëtëzbulim/ Vetënjohje;
    Planifikimi dhe verifikimi i ndërhyrjeve psikologjike, psiko-sociale dhe psiko-edukative;

Terapi Për Prindër/Fëmijë

  • Këshillim i prindërve të fëmijëve me aftësi ndryshe apo probleme të zhvillimit;
  • Psiko edukim i prindërve mbi shqetësimet e fëmijës në mënyrë që ta mbështet siç duhet (ADHD, Autizëm etj);
  • Përmirësim i komunikimit prind-fëmijë;
  • Orientim për prindërit që hasin vështirësi në rritjen e fëmijëve;
  • Zhvillimi i një stili të shëndetshëm prindërimi;
  • Kuptimi dhe ndarja e përgjegjësive të prindërve sipas pikave të tyre të forta;
  • Lehtësim dhe mbështetje emocionale;

Në raste të tjera psikologët online do të identifikojnë se kush mund dhe kush nuk duhet të përdorë shërbimet e tyre dhe të referohen për shërbimin që u përshtatet. 

Individët me sëmundje të rënda mendore, psikotike apo me tentativa suicidale duhet të ndjekin trajtime të tjera tradicionale ose rehabilituese.

A mund të flasë psikologu me prindërit e mi pa leje time?

Jo kurrë. Sekreti profesional është i detyrueshëm me ligj. Psikologu nuk mund të ndajë asnjë informacion me askënd, prindër, partner, punëdhënës, pa lejen tuaj të qartë dhe me shkrim. Përjashtimet janë vetëm në raste të rrezikut serioz për jetën.

A mund të ndryshoj psikologun?

Po, në çdo moment, pa pengesë. Marrëdhënia e duhur terapeutike është thelbësore, nëse nuk ndihesh rehat, ndryshimi është i lirë nga paneli yt.

Si ta bind partnerin tim të vijë me mua tek psikologu?

Propozoji si investim në marrëdhënien tuaj, jo si problem. Filloni me seancë individuale vetë, shpesh partneri fillon të tregojë interes kur sheh rezultate. Terapia online e bën shumë më të lehtë, sepse nuk duhet të dilni kund bashkë, secili mund të jetë në dhomën e tij nëse preferon.

A ofron platforma psikolog për fëmijë dhe adoleshentë?

Po. Kemi psikologë të specializuar për fëmijë (8+ vjeç) dhe adoleshentë: bullizëm, ankth social, vështirësi shkollore, depresion tek të rinjtë.

A do mendojnë se jam "i çmendur" nëse shkoj tek psikologu?

Ky është miti më i madh. Psikologu është për çdokënd, atletë, drejtorë, prindër, të rinj. Me terapinë online, privatësia është totale dhe askush nuk duhet ta dijë.


Menu

Kryefaqja
Rreth Nesh
Pagesa
Blog
Kontakt
Harta e faqeve

Shërbimet

Këshillim Psikologjik
Psikoterapi
Suport Psiko Emocional
Psiko Edukim
+355685077805
info@psikologuonline.al
Rruga Dritan Hoxha, Zogu Zi, Tiranë, TR 1001
NIPT/VAT no. M01818011F
Facebook-f
Instagram
Linkedin
Rubik Technologies
  • Kushtet dhe Afatet
  • Politika e Privatësisë
Menaxho cookie-t

Për të përmirësuar përvojën tuaj, përdorim cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione në pajisje. Me pëlqimin tuaj mund të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID unike. Mospëlqimi mund të ndikojë në funksione të caktuara të faqes.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesimi teknik është i domosdoshëm për të mundësuar përdorimin e shërbimeve thelbësore ose për transmetimin e komunikimeve në rrjet.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose qasja teknike që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}