Kategori
- Shënime personale (1)
- Psikologu Online (33)
- Fëmijë (54)
- ADHD (2)
- Stres (1)
- Autizmi (2)
- Çrregullimi i të ngrënit (1)
- Depresioni (2)
- Adoleshent (177)
- Stres (1)
- Varësi (5)
- Ankth (1)
- Çrregullimi i të ngrënit (1)
- Depresioni (1)
- Të rritur (215)
- Aktuale (3)
- Psikoza (1)
- Zakone (8)
- Shëndet (19)
- Emocionet (19)
- Marrdhënie (29)
- Gjumi (4)
- Personaliteti (14)
- Stres (40)
- Ëndrrat (5)
- Çrregullimi i të ngrënit (4)
- Çrregullimet e humorit (6)
- Ankth (58)
- Depresioni (24)
- Prindër (61)
- Ankth (1)
Postimet E Fundit
33 Komente
Do te flas per dy moshuar mbi 70 vjec. I jane plotesuar te gjitha kushtet djalit, sot rreth te 40-tat, per arsimim, ndersa nuk I coi deri ne fund. Iku edhe jashte me shpenzimet e tyre. Gjithe kontributin e prinderve e zeron. Jasht u lidh me nje vajze, ben edhe celebrimin, femije nuk kane. Ka pavaresi financiare, me punen e vet, ndersa sillet ashper me prinderit dhe te aferm, me muaj te tere nuk komunikon. Per qejfmbetje me memen e vet, ka mbi 18 muaj qe nuk komunikon, ka ndryshuar edhe numrin e telefonit. Ka takuar tre here babain me pyetjen: si jeni? Dhe largohet. Hera e fundit beri pyetjen: akoma gjalle jeni? Shqetesime qe nuk e perballon mosha. Si te kuptohet?
Faleminderit për ndarjen e kësaj situate komplekse dhe sfiduese. Është e qartë se ka çështje të rrënjosura thellë brenda kësaj dinamike familjare. Sjellja e largët e djalit, veçanërisht ndaj prindërve të tij të moshuar, ngre shqetësime për faktorët që kanë sjellë situatën deri këtu. Është thelbësore t’i qasemi kësaj situate me ndjeshmëri dhe të kuptojmë se mund të ketë kompleksitete që nuk shprehen plotësisht në këtë koment.
Adresimi i dinamikave të tilla familjare kërkon një eksplorim të kujdesshëm të perspektivës së djalit, çështjeve të mundshme të pazgjidhura brenda familjes dhe faktorëve emocionalë që ndikojnë në sjelljen e tij. Në raste si këto, kërkimi i ndihmës së një profesionisti të shëndetit mendor ose terapistit familjar mund të jetë i dobishëm. Ata mund të ofrojnë udhëzime dhe ndihmojnë në ndërdimin e komunikimit dhe marrëdhënieve të tyre.
Une vuaj nga depresioni kam kohe qe kurohem me cimbalta .por kam akoma kam shqetesime si djegie te cipes se kokes teshtitje duke pare diellin bllokimin e hundes te kemba e majte poshtë sikur me gudulis edhe dora e majte
Pershednetje Fatmir, eshte e rendesishme qe te konsultoheni me mjekun qe ju ka dhene mjekimin per te kuptuar nese keto shenja jane efekte anesore te medikamentit. Keshtu nese mjeku e shikon te arsyeshme mund te ben ndryshimet e nevojshme per rastin tuaj. Eshte e zakonte te paturit e disa efekteve anesore kur merren medikamnete, kur efektet jane te vazhdueshme dhe shqetesuese atehere duhet konsulte rivleresimi, sic ju sugjerova me lart.
Pershendetje kam pas nje periudhe te ngarkuar stresi dhe paksa izolim nga shoqëria dmth nuk kam qen ne mardhenie pune. Nje nate jam zgjuar nga nje trembte ne gjume dhe pres asaj nate kam dy jave qe me rri trupi dhe truri ne ankth sikur nje ndjesi e keqe do ndodh.Kam ber vizita ne doktor jam mire kam shkuar dhe ne nje psikiater kam mar disa ilace bimore per stresin.Por ndjehem keq emocionalisht nuk dua te bej asgje as te dal as te punoj as te ha me duket cdo gje kot
Duket se shqetësimet tuaja lidhen me ankthin dhe një periudhë stresuese, e cila mund të ndikojë në humorin dhe motivimin tuaj. Konsultimi psikologjik do ishte i keshillueshem per ju https://psikologuonline.al/kontakt/
Përshëndetje jam nga korça kam djalin 28 vjeç ka qen me ankth po un nuk e kuptova sepse ai jetonte në tiran për të vazhduar masterin që nuk e bëri se nuk ishte i përqendruar.E çova tek psikologu
vazhduam 3 4 seanca dhe na tha të vazhdojm ha me psikiater Kam 4 muaj që i vazhdoj mjekimet por nuk vazhdojm me psikolog sepse nuk pranon ai tani është pak më mirë por nuk flet menduar i mërzitur tërë kohën prandaj doja të keshillohedha
Pershedetje serish Fata, ju jam pergjigjur me lart. Detaji qe mungonte tek komenti juaj i mesiperm ishte qe ai paska ndjekur senaca me psikolog. Ka shume arsye pse ai mund te mos doje me te ndiqet.. mbase eksperianca nuk ka qene si ka pritur, nuk ka qene gati per te punuar dhe si rezultat me pak bashkepunes me psikologun, ose terapia jo e pershtatshme per te, etj. Duhet te diskutohet me te arsyeja qe ta kuptojme. Nga ajo qe ju tregoni e ka te nevojshme ndjekjen me seanca terapie.
Mund te kontakton dhe vete tek nr jone +355685077805 per te marre informacione paraprake. Seancat e trajtimit i mban online, keshtu mund te jete komode per te dhe njesoj te efektshme, mjafton qe ai te pranon sic u shpreha me lart.
Faleminderit,
Jonarda
Përshëndetje kam djalin 28 vjeç ka pasur ankth dhe kemi 4 muaj që vazhdojm me mjekime sepse ka qenë shumë i rënduar tani është pak me mire por rri shumë merzitur në mendime nuk flet dua të vazhdojm me psikolog por nuk pranon me thot NK jam gati. I bëra një vizite në Itali dhe doktori atje me tha duhet të vazhdosh me psikolog dhe me doktor të dy bashke Të lutem me jep një këshillë Faleminderit.
Pershendetje Fata, patjeter qe ndihma e psikologut eshte e nevojshme, vetem medikament nuk mjafton per shume shqetesime te gjendjes emocionale ose te shendetit mendor.
Medikamenti ben nje pjeese te punes dhe terapia me psikolog ben pjesen tjeter, per kete mjeket e sugjerojne te aplikohen te dyja ne te njejten kohe. Nuk di pse djali nuk deshiron te ndiqet me psikolog. Kjo duhet kuptuar prej tij.
Ka shume familjar qe ndajne shqetesimin qe pjestari i familjes qe i nevojitet ndihma profesionale, nuk e pranon dhe pyesin vazhdimisht si te veprojne. Keshtu po e ndaj ketu cfare sugjerojme ne keto raste, mbase edhe per te tjere qe po kalojne te njeten situate.
Nese nje pjestar nuk pranon, detyrimi dhe imponimi nuk e permireson situaten. Qe terapia te jete e efektshme duhet qe personi te kete deshiren te filloje pasi vetem me bashkepunim klient-psikolog mund te mundesohet aplikimi i teknikave terapeutike per shqetesimin e tij apo te hapet gjate seances etj Cfare rekomandojme eshte t’i komunikohen opsionet qe ka ne dispozicion per ta kaluar gjendjen. Kete mund tia referon nje person qe ai e degjon me shume.
Gjithashtu, mund te lidhet vete per te pyetur para se te nis trajtimin qe te heq cdo dyshim apo te informohet mbi procesin e terapise. E rendesishme eshte qe ai te di opsionet e trajtimit qe ka ne dispozicion per te lehtesuar dhe trajtuar shqetesimin e tij +355685077805
Faleminderit,
Jonarda
pershendetje jam 42 vjeq qe 15 vjet marr sertalin 100 m. punoj gjith po kur muj mi nderpre medikamentet
Pershendetje Enis. Ndërprerja e Sertalinës duhet bërë vetëm me ndihmën e mjekut psikiatër, ngadalë dhe me mbikëqyrje, sidomos pas përdorimit afatgjatë. Mos e ndërprit vetë, edhe nëse ndihesh mirë dhe fillo terapine psikologjike.
Faleminderit Jonarda por shqetësimi im është se u bënë 4 muaj më mjekime dhe pa psikolog me duket shume kohë , para dy ditësh ishim për kontroll tek doktoresha dhe e pyeta për pjesën e psikologut qe nk pranon ajo me tha nk pranon se nuk është gati por mendoj që jo se nuk është gati por më shum nuk pranon
Pershendetje! A mund ta pyesni cila eshte arsyeja qe nuk pranon, nese mund ta ndan? Keshtu e kuptojme me mire
Faleminderit,
Jonarda
Pershendetje jam nje djal ne moshen 17 vjecare dhe ne veren e vitit 2023 kam pasur ankth pa shkak dhe disa atake paniku doja te rrija vetem prane prinderve. Ne nje periudhe u bera me mire por akoma kam probleme dhe sipas informacioneve qe kam lexuar vuaj nga depresioni dhe nuk po me largohet.Do te doja nje keshille ose nje ndihme nga ju.
Faleminderit!
Pershendetje, vleresimi i sakte nese keni ankth apo depresion jepet vetem nga nje specialist i shendetit mendor si mjeku psikiater ose psikologu. Nuk mund te behet vete. Leximet e simptomave qe ju mund te beni ne interent jane per orientim dhe informim bazik te asaj qe po kaloni. Keshtu, ju duhet vizita e vleresimit dhe disa seanaca terapie psikologjike per ta trajtuar.
Faleminderit, Jonarda
Pershendetje jam nje adoleshent me duket sikur e kam trupin shume te keputur me duket sikur jam shkeputur nga cdo njeri dhe nga njerzit e mij me te afert dhe sikur do behem njeri tjt kam dhimbje te shpatulles mdihem sikir askush sme do dhr sikir me kan dale kundra ndihem si i parendesishem
Përshëndetje! Më vjen keq që po kaloni nëpër një periudhë kaq të vështirë. Duket se po përjetoni disa simptoma që mund të jenë të lidhura me ankthin dhe ndjenja e izolimit që ndjeni – është shumë e zakonshme gjatë adoleshencës. Trupi juaj po kalon shumë ndryshime, dhe këto mund të shkaktojnë shqetësime emocionale dhe fizike. Dhimbjet e trupit dhe ndjenja e shkëputjes mund të lidhen me stresin ose ankthin që mund të ndjeni.
Mund të jetë shumë e dobishme të flisni me dikë për ndjenjat që po kaloni – një person i afërt mund të ofrojë mbështetje. Poashtu psikoterapi. Mbani mend se nuk jeni i vetmi që kaloni nëpër këtë, dhe është shumë e rëndësishme të kërkoni mbështetje kur ndiheni kështu.
Nëse dhimbjet fizike vazhdojnë, mund të jetë e dobishme të konsultoheni me një mjek për të siguruar që nuk ka ndonjë çështje fizike që duhet adresuar. Ju uroj shumë forcë dhe mundësi për t’u ndjerë më mirë.
Prsh kam nje vit qe trajtohem per ankth dhe atak paniku me faverin (fluvoxamin 100ml) problemi esht se ankth nuk kam shum atak paniku esht larguar plotesisht nuk kam pas me episode por keto kohet e fundit kam dhimbje ne trup nxehtesi nuk flej dot ndihem nervoz por me shum qe me shqeteson jan dhimbjet qe kam ne shpin dhe ne organet tretese kur me nje koh i kam ber te gjitha analizat dhe esht gjithqka ne rregull qfar me sugjeroni ju lutem
Pershendetje Arsen, konsideroni qe medikamentet mund te kene dhe efekte anesore kur merren per nje kohe te gjate edhe pse ndihmojne me trajtimin e simptomave te ankthit. Flisni me mjekun qe ju ka pershkruar medikamentet per te vleresuar nese vijne prej tyre keto shenja. Pervec kesaj do sugjeroja dhe terapi psikologjike nese nuk keni ndjeku me pare pasi trajton poashtu simptomat e ankthit dhe nuk ka efekte anesore, pra shmang kete pjese.
Faleminderit, Jonarda
Pershendetje ja nje zonje 40 vjeqare qe 1 jav nper emergjenca tuj ndejt krejt analizat fotgrafime kam ba gjithqka mir me ka dal po mu pom kap si temperatur dhimbke kyqve durve dhimbje koke marramendje siklet ne trup o zot a esht najkush ne ket gjendje
Pershednetje Zana! Duhet patjeter terapi psikologjike qe te punohet me keto shqetesime. Pra nese mjeku ju thote nuk keni asgje nga ana fizike, atehere kuptojme qe vjen nga mendimet dhe dyshimet tona qe rriten per cdo simptome dhe kjo do trajtim me terapi psikologjike. Kjo do ishte zgjidhja per ju.
Jonarda
pershendetje jom veq 18 vjet edhe une ton kohen menoj mendime negative per veten psh kur t osht dita menoj ma pak kur t bohet terr ja nisi me menu se mos kome dek en gjum kto mendime jakan nis qe 1 muj amoo bash per vdekien teme jakan nis qe 2 jav qeshtu veq me menu qysh kome dekk gjumi sem mer amo me shku mu shtrre ja nis em mer kapak ju lutna ndihmomni qysh meja bo spo dii apoma nin zemta mu qe kome dek aa veq jom memdime megative qe zgjatin ni koh
Peshendetje Arbenisa, mendimet që po përjeton lidhen me ankthin dhe frikën, dhe kjo është diçka e zakonshme por e vështirë per tu perballuar vetem ne disa raste. Rutinat relaksuese para gjumit https://psikologuonline.al/pagjumesia-si-kurohet/ dhe terapia psikologjike do të të ndihmojnë të përballosh/trajtosh situaten.
Po osht shum zot nuk po muj me u perqendru diqka ose mem hup mendimi 1 minut per vdekien po thom me mene teme e qka nese des sonte ngjum qeky osht mendimi jem i ton kohess shum po tutna prej dekes vetem qetash jaka nis nuk edi pse na ka vdek ni djal i tezes edhe prej qat here diqysh jakom nis mu tut amo jo prej deies qetash qe nia 2-3 jav jakom nis mu tut prej dekes nuk edi qa me perdor aka naj ilaq prej ankthit ose diqka se pernime shum keq jom tu e perjetu se di a kome dek pernime apoma nin zemra apo veq jon mendime per ni koh
Pershendetje !
Kam depresion kam ber konsulta me psikolloge dhe me psikiatre duke ber testin dola me depresion per tu mbaj ne kontroll po pi ilace qe me ben mire deri ne muajin epare dhe ne te dytin tani po mbyll muajin e trete po prap nuk po shikoj permiresime pasi ajo qe karakterizon depresionin eshte trishtimi i teprt,pagjumesia, dhe mos perqendrimi ne pune si dhe renia e interesit ndaj aktiviteteve qe me pare me kane plotesuar shume!Tani dua vetem te fle dhe me zor iki ne pune, ineresi zero per te kryer punet e shpise shoqeris , mesi shtyj diten epunes ta mbylk te iki shpi te qaj dhe te flej qe mos te kem vuajtejet e perditshmerise , Theksoj shkak i kesaj situte eshte ber ish parneri toksik dhe narcisit dhe manipulator per disa vite .Me doktoreshen kam fol dhe meka then qe do dhen koh ilaceve qe po perdor te bejne efektin e tyre, po me duket shume i gjate ky proces!?
Jori, ndodh shpesh që vetëm medikamentet nuk mjaftojnë, sidomos kur depresioni ka rrënjë të thella emocionale si lidhjet toksike, manipulimi emocional apo trauma. Ilaçet ndihmojnë me simptomat biologjike, por nuk i zgjidh plagët emocionale që sjellin trishtim, boshllëk dhe mungesë motivimi. Prandaj terapia psikologjike është thelbësore te vijohet, sepse aty punon me historinë tënde, vetëvlerësimin dhe mënyrën si e përballon dhimbjen. Vetëm ky kombinim sjell një shërim të plotë dhe të qëndrueshëm.
Përshëndetje ju kam shkruar para disa muajsh per djalin tim 28 vjeç qe nuk pranonte seanca me psikologun ,seanca ka vazhduar eshte pak me mire por vazhdon me mendime negative si dhe ka fiksime para 3 javësh filloi masterin qe NK e kishte mbaruar por dhe ate e la se nuk perqendrohet kam. zhurmë dhe zera si dhe frike NK e di a I ka zerat apo ështe i fiksuar ju lutem me jepni një mendim Faleminderit
Përshëndetje, nga ajo që përshkruani, djali ka bërë një hap të rëndësishëm duke filluar terapinë. Por fakti që ai përjeton ende mendime negative, vështirësi në përqendrim, frikë, zhurma apo zëra, tregon se gjendja e tij mund të ketë komponentë të natyrës psikotike ose obsesive, që kërkojnë vlerësim më të thelluar psikologjik dhe psikiatrik.
Dallimi midis fiksimeve dhe halucinacioneve është shumë i rëndësishëm, sepse ndikon në llojin e trajtimit. Prandaj, do ishte shumë e rëndësishme që të konsultoheni edhe me një psikiatër, në bashkëpunim me psikologun, për të përcaktuar me saktësi diagnozën dhe mënyrën më efektive të ndihmës.
Pershendetje kam nenen 72 vjece ka pesuar aksident para 2 muajsh dhe ka thyer kemben
Ka 2 jave ce nuk ka deshire as te haje ushqim as te ngrihet nga krevati dhe as te marre ilacet qe ka.Skaneri i kokes nuk i ka dale keq
Përshëndetje, më vjen keq që po kaloni një periudhë të tillë të vështirë. Ndryshimet në sjellje, si humbja e oreksit dhe mungesa e dëshirës për të ngritur, mund të lidhen me një periudhë të gjatë shtrimi, dhimbje fizike ose edhe pasojat emocionale të aksidentit. Në raste të tilla, është e rëndësishme të shqyrtohet mundësia e një konsultimi me një psikolog. Terapia online eshte nje zgjdhje e efektshem per keto raste https://psikologuonline.al/kontakt/
Pershendetje kam nje djal 37 vjec e kam me depresjon ai vete nuk e pranon ase te vizitohet te doktoresha kam vajtur vete dhe ai me ka shoqeruar kam ber si e semur per ta pare doktoreshae kuroj me Rispiridal ! Eshte tip i ndjeshem cdo gje e perjeton keq me ka len pune shume nervoz .ve re se Rispiridali e ka dobesuar shume .eshte nje ilac qe ja heth fsheuras . Pi lende barkotike hashashin nuk di ca te beje .ju lutem nje pergjigje
Shpesh kur një person është në një gjendje të tillë ai nuk dëshiron të ndihet i kritikuar, por i mbështetur. Mund të përpiqesh të flasësh me të dhe ti keshillosh për të kërkuar ndihmë. Zakonisht keto raste pranojne me lehtesisht te marrin ndihmen online pasi eshte me e lehte per tu arritut. Mund t’i sugjerosh platformën tonë dhe ta inkurajosh të na kontaktojë vetë për ndihmë të drejtpërdrejtë: https://psikologuonline.al/kontakt/