Unë jam Desantila Voci, psikologe me një eksperience disavjecare në fushën e rehabilitimin psikologjik, konsulences psikologjike, depistimit dhe ndërhyrjes në sferat me të fshehura te pavetëdijes.
Une do t’ju drejtoj për të zbuluar burimet tuaja të brëndshme dhe për të kuptuar mekanizmat të cilat gjenerojnë sjelljet tuaja në kërkim të një niveli të ri ndërgjegjësimi.
Përgjatë viteve të qëndrimit dhe studimit në Itali jam njohur me teknika psikoterapie të cilat më kanë ndihmuar të zgjeroj bagazhin e materialeve të marra në fushen e psikologjis. Ndër këto teknika mund të citoj psikoterapinë e Gestalt, e cila bazohet në degjimin empatik dhe në multipolaritetin e vetvetes, apo trajnimin Autogjenik, një terapi që ndihmon në vitalitet, ndërgjegjësim dhe relaksim.
Falë periudhes si praktikante në shkollën e bioenergjitikës dhe Terapisë së Gestalt, në Universitetitn Popullo të Firences kam arritur bashkë me grupin multidisiplinar dhe profesorët e shkollës të marr dhe të bëj timen këtë metodë unike që në qendër vendos njeriun.
Eksperiencat në fushën e Psikologjisë kane vijuar në nderhyrjen psiko-sociale dhe psiko-edukative në femijerine e hershme dhe adoleshenteve. Keto aftesi jane përditesuar në qendrën psiko-edukative Emyli Gould, Firenze në të cilën kam qënë pjesë e stafit multidisiplinar me orientim në shëndetin mendor.
Tematikat e punuara kanë qënë rehabilitimi psikologjik i fëmijeve të dhunuar, hartimi i një plani ndërveprimi në bëze të grupmoshave (plani PEI), disiplina pozitive e të tjera.
Aktualisht jam pjesë e stafit mbështetes psiko-social prane DPÇK si specialiste psikologe në Bashkinë e Tiranes. Puna ime fokusohet në monitorimin e rutinës ditore të fëmijeve që frekuentojnë insitucionin dhe në vleresimi e tyre gjatë etapave të zhvillimit.
Ajo qe karakterizon seancat e terapiese jane:
Te ekzistosh do te thote te ndryshosh,
Te ndryshosh do te thote te maturohesh,
Te maturohesh do te thote te vazhdosh te krijosh veteveten pakufi.
Ct. Henri Bergson
Për të përmirësuar përvojën tuaj, përdorim cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione në pajisje. Me pëlqimin tuaj mund të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID unike. Mospëlqimi mund të ndikojë në funksione të caktuara të faqes.