Unë jam Etel Turtulli, psikologe e liçencuar dhe e specializuar në Terapinë e Njohjes dhe të Sjelljes (CBT) si dhe në Terapinë e Skemës. Falë një formimi të fortë në psikologji, jam e përkushtuar për të ofruar konsulenca dhe ndërhyrje terapeutike për të rriturit që paraqesin problematika emocionale. Kam një përvojë gati 20 vjeçare në fushën e terapive psikologjike dhe mbështetjes emocionale si dhe aplikoj metodat më të fundit për trajtimin e çrregullimeve të ndryshme emocionale dhe psikologjike.
Falë një përkushtimi ndaj psikologjisë klinike dhe edukimit i kam kushtuar karrierën time mbështetjes së individëve të të gjitha moshave që përballen me sfida të ndryshme psikologjike. Përvoja ime përfshin punën si psikologe klinike e shkollore dhe si trajnere në fushat e edukimit dhe psikologjisë.
Specializimet dhe përvojat e shumta më kanë formësuar si dhe më kanë zhvilluar besimin se të ndihmosh të tjerët është një pjesë themelore e asaj që na bën njerëz. Kam një përvojë të gjerë dhe ekspertizë në trajtimin e çrregullimeve të ankthit, depresionit, dhe stresit post-traumatik, çrregullimit obsesi-kompulsiv, çrregullimeve të të ngrënit, disforisë gjinore, ankthit dhe çrregullimeve të humorit, problemeve të sjelljes, përfshirja e aftësive dhe teknika të tjera, si menaxhimi i stresit dhe përmirësimi i aftësive për zgjidhjen e problemeve etj.
Terapia e njohjes dhe sjelljes më ka ndryshuar thellbësisht, duke besuar atë që Aaron Beck ka thënë: “Ne nuk jemi produkt i rrethanave tona, por e mendimeve tona.”
Një pjesë e shërimit është të kuptojmë se mendimet tona janë rrënja e vështirësive dhe se ndryshimi i këtyre mendimeve mund të sjellë shërim. Nëse ndryshojmë mënyrën se si mendojmë, mund të ndryshojmë jetët tona.
Aftësitë gjatë seancave
Për të përmirësuar përvojën tuaj, përdorim cookies për të ruajtur ose aksesuar informacione në pajisje. Me pëlqimin tuaj mund të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID unike. Mospëlqimi mund të ndikojë në funksione të caktuara të faqes.