DepresionLGBTQ+AnkthPTSDManktheAbuzimet seksualeFrika e vdekjesDepersonalizimOCD
Unë jam Arela Çarku, psikologe klinike dhe psikoanaliste grupi në supervizim. Aplikoj këshillim psikologjik, psikoterapi me individë dhe në grup, prej disa vitesh në praktikën private klinike. Eksperienca klinike më ka përballur me shqetësime psikologjike si ankthi, frika e vdekjes dhe e humbjes së personave të dashur, gjendja depresive dhe melankolia, vështirësitë në përqëndim, vështirësi emocionale dhe sjellje vetëdëmtuese, mendime obsesive mbi (sëmundje, higjienën, rregullin etj) të pasuara nga sjellje impulsive si kontrolle të shumta mjekësore, pastrim kompulvis, sistemim sipas një rregulli të caktuar etj.
Mbështetja psikologjike ofrohet duke iu përshtatur nevojave, kushteve dhe mundësive të individit. E rëndësishme është të ndjerit mjaftueshëm të sigurt për të ndarë shqetësimin, nevojën dhe për të kërkuar ndihmë. Nga eksperienca si psikologe klinike në organizata që punojnë me viktimat e trafikimit, fëmijët në situatë rruge dhe me traumat kolektive, kam zhvilluar aftësi shumë të mira për ofrimin e këshillimit psikologjik në rastet e traumave me natyrë seksuale, dhune dhe neglizhimi emocional. Ekspertizë në trajtimin e traumave të fëmijërisë dhe në trajtimin e ankthit, depresionit dhe traumave të shkaktuara nga të pasurit orientim seksual LGBT+.
Qasja që aplikoj në psikoterapi është psikoanaliza. Një qasje e orientuar në nevojat e shtypura, të paplotësuara që në fëmijëri, në mekanizmat mbrojtës që përdorim në përditshmëri, në analizën e ëndërrave dhe fantazive që mund të provokojnë shqetësime të ndryshme dhe në kuptimin e sjelljeve, marrëdhënieve që janë jo funksionale për një periudhë të caktuar dhe që të bëjnë të vuash për një kohë relativisht të gjatë.
Nuk është e lehtë të kërkosh ndihmë! Por nëse je duke e lexuar këtë profil dhe je duke menduar a është momenti i duhur për ta marrë këtë hap, më beso që tashme sapo e bëre hapin e parë.
Le ta nisim këtë rrugëtim…
Skedarët e nevojshëm janë absolutisht thelbësore që website të funksionojë si duhet. Kjo kategori përfshin vetëm skedarët që sigurojnë funksionet themelore dhe tiparet e sigurisë të faqes në internet. Këto skedarë nuk ruajnë asnjë informacion personal.
Çdo skedar që mund të mos jetë veçanërisht i nevojshëm për funksionimin e website-it dhe përdoret posaçërisht për të mbledhur të dhëna personale të përdoruesit përmes analizave, reklamave, përmbajtjeve të tjera të shfaqura do quhen si skedarë jo të nevojshëm. Është e detyrueshme të siguroni pëlqimin e përdoruesit para se të përdorni këto skedarë në faqen tuaj të internetit.