• Kryefaqja
  • Rreth nesh
  • Team
  • Shërbimet +
    • Lista e Shërbimeve
    • Keshillim Psikologjik
    • Psikoterapi Online
    • Suport Psiko Emocional
    • Psiko Edukim
  • Pagesa
  • Terapi në grup
  • Blog
  • Kontakt
  • Shporta
Telefon +355685077805
info@psikologuonline.al
Facebook-f
Instagram
Linkedin
  • Kryefaqja
  • Rreth nesh
  • Team
  • Shërbimet
    • Këshillim Psikologjik
    • Psikoterapi Online
    • Suport Psiko Emocional
    • Psiko Edukim
  • Pagesa
  • Terapi në grup
  • Blog
  • Kontakt
  • Al
Sa Kushton?
Telefon +355685077805
info@psikologuonline.al
Facebook-f
Instagram
Linkedin
  • Kryefaqja
  • Rreth nesh
  • Team
  • Shërbimet
    • Këshillim Psikologjik
    • Psikoterapi Online
    • Suport Psiko Emocional
    • Psiko Edukim
  • Pagesa
  • Terapi në grup
  • Blog
  • Kontakt
  • Al
Sa Kushton?

Terapi në Grup

Terapia në grup është një formë trajtimi psikologjik ku individ me sfida të ngjashme mblidhen për të ndarë përvojat dhe për të marrë mbështetje nën drejtimin e një psikologu. 

Kjo ndihmon pjesëmarrësit të ndihen të kuptuar, të zhvillojnë strategji të reja dhe të përmirësojnë mirëqenien e tyre emocionale.

Ne drejtojmë tre grupe online dhe këto funksionojnë si më poshtë:

  • Të martave, ora 18:30 – 20:00 (Ora lokale e Shqipërisë)
  • Të enjteve, ora 18:30 – 20:00 (Ora lokale e Shqipërisë)
  • Të shtunave, ora 10:00 – 11:30 (Ora lokale e Shqipërisë)

Këto grupe ndiqen çdo javë për 90 minuta dhe secili grup vijon për 8-12 javë.

Prenotimi rezervon vendin tuaj në bllokun 8 ose 12-javor, gjë që lejon grupin të bëhet një hapësirë shëruese.

Tre grupet online ndahen si më poshtë

01

Kalojmë Traumat e Marrëdhënieve Narciste

Marrëdhëniet me një person narcisist lënë pasoja të thella emocionale, duke shkaktuar ndjenja të vetëvlerësimit të ulët, faj apo varësi emocionale. Në grup, gratë dhe vajzat ndajnë përvojat e tyre pa gjykim dhe të marrin ndihmën e nevojshme për t’u çliruar nga dhimbja.

Kërko Trajtim
02

Bashkë për të Kaluar Depresionin

Nëse ke ardhur deri këtu dhe po mendon të bësh këtë hap, tregon se je gati të zbulosh se ka mundësi për të përmirësuar situatën tënde. Të pret një grup që po kalon situatë të ngjashme me tënden dhe ka një qëllim të përbashkët: jetë pa depresion.

Kërko Trajtim
03

Edukimi Prindëror që Ndryshon Jetën e Fëmijës Autik

Frikat dhe shqetësimet që kanë prindërit janë të kuptueshme dhe ne i adresojmë ato në këtë grup, bashkë me shumë forma të edukimit dhe rritjes për fëmijët autik. Të bëra bashkë këto dy përfitime arrijnë plotësimin e nevojave që kanë.

Kërko Trajtim

Pyetjet tuaja dhe përgjigjet

Cila është frekuenca e seancave në grup dhe sa zgjat çdo seancë?

Seancat në grup zakonisht zhvillohen një herë në javë dhe secila seancë zgjat rreth 90 minuta. Frekuenca mund të ndryshojë në varësi të grupit dhe nevojave të pjesëmarrësve.

Sa është kostoja për të marrë pjesë në një grup terapi dhe si mund të paguaj?

Kostoja për pjesëmarrjen në një grup terapi është  25€/seanca. Pagesa bëhet përmes bankës. Mund të bëni pagesën e plotë për të gjithë javët e trajtimit, ose me këste. Kontaktoni këtu për detajet specifike mbi tarifat dhe opsionet e pagesës.

Për personat që nuk disponojnë kartë kredit/debit apo PayPal, rezervimin e orarit mund ta bejnë në WhatsApp tek nr. +355685077805 dhe konfirmimi i pagesës bëhet përmes MoneyGram / Western Union ose Ria. Kërkoni të dhënat e dërgesës tek numri.

Sa njerëz janë zakonisht në një grup terapi?

Grupet e terapisë zakonisht kanë nga 4 deri në 8 pjesëmarrës, në mënyrë që të krijohet një ambient intim dhe mbështetës ku secili të ketë mundësinë të flasë dhe të marrë ndihmën e nevojshme.

A janë seancat në grup konfidenciale?

Po, konfidencialiteti është një nga parimet kryesore të seancave në grup. Çdo gjë që ndan me grupin mbetet brenda atij ambienti, dhe të gjithë pjesëmarrësit janë të detyruar të respektojnë privatësinë e njëri-tjetrit. [Shkarko rregulloren]

A mund të bashkohem në çdo moment apo ka një periudhë të caktuar për të filluar?

Disa grupe janë të hapura dhe mund të bashkoheni në çdo moment, ndërsa të tjera janë të mbyllura, që do të thotë se grupi fillon dhe përfundon me të njëjtët pjesëmarrës. Është mirë të konsultoheni për të parë cilat janë opsionet më të përshtatshme.

A është e detyrueshme të flas në çdo seancë?

Nuk është e detyrueshme të flasësh në çdo seancë. Mund të marrësh pjesë edhe thjesht duke dëgjuar, dhe të flasësh kur të ndihesh gati. Psikologia do të krijojë një ambient ku secili të ndjehet rehat për të shprehur ndjenjat e veta.

Çfarë ndodh nëse nuk mund të marr pjesë në një seancë të planifikuar?

Nëse nuk mund të merrni pjesë në një seancë, është e rëndësishme të njoftoni 24 orë para dhe zëvendësimi është me një terapi individuale 25 min.  Rregullat për mungesat specifike mund të ndryshojnë, kështu që është mirë të kontrolloni politikat e grupit.

Cilat janë rregullat e grupit dhe si mund të kontribuoj në një mënyrë pozitive?

Rregullat e grupit zakonisht përfshijnë respektimin e privatësisë, angazhimin në mënyrë aktive dhe ndarjen e përvojave në një mënyrc të sinqertë dhe mbështetëse.

[Shkarko rregulloren] Për të kontribuar pozitivisht, është e rëndësishme të dëgjoni me kujdes, të jeni të hapur dhe të mbani një qëndrim të ndihmës dhe mbështetje për pjesëmarrësit e tjerë.

© 2024 Psikologu Online. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Rishpërndarja ose riprodhimi i materialit pa leje është i ndaluar.

A duhet të ndjek çdo seancë rregullisht apo mund të mungoj?

Për të marrë përfitimin maksimal, rekomandohet ndjekja e rregullt e seancave. Megjithatë, nëse keni arsye të forta për të munguar, njoftoni paraprakisht 24 orë para.

A duhet të njoh njerëzit në grup përpara se të bashkohem?

Jo, pjesëmarrësit zakonisht nuk njihen më parë. Secili vjen me historinë dhe përvojën e vet, dhe grupi ofron një hapësirë ku mund të krijohen marrëdhënie mbështetëse pa presione.

A ofrohet ndonjë ndihmë pas përfundimit të grupit të terapisë?

Pas përfundimit të një cikli të seancave në grup, disa psikologë ofrojnë mundësi për vazhdim ose trajtime individuale, në varësi të nevojave tuaja të mëtejshme.

A mund të bashkëbisedoj me pjesëmarrësit jashtë seancave?

Zakonisht, është e rekomanduar që lidhjet të mbahen brenda grupit për të ruajtur strukturën terapeutike, por rregullat specifike do të diskutohen me terapistin.

A është terapia në grup po aq efektive sa terapia individuale?

Terapia në grup mund të jetë po aq efektive sa ajo individuale, veçanërisht për njerëzit që kërkojnë mbështetje të ndërsjellë nga të tjerë që kanë përjetuar përvoja të ngjashme.

Cilat janë përfitimet e terapisë në grup?

Personat pjesëmarrës:

  • kuptojnë se ekzistojnë të tjerë që ndajnë mendime, ndjenja dhe çështje të ngjashme.
  • përfitojnë nga dëshmitë e suksesit të anëtarëve të tjerë të grupit dhe mund ta imagjinojnë veten të ndjekin një rrugë të ngjashme.
  • fitojnë njohuri dhe informacion si nga anëtarët e grupit ashtu edhe nga psikologu drejtues.
  • përfitojnë nga mundësia për të rikrijuar siç duhet dinamikat e familjes në një mjedis të kontrolluar.
  • mësojnë mënyra efektive dhe të duhura për të ndërvepruar me të tjerët.
  • fitojnë njohuri përmes vëzhgimit të anëtarëve të tjerë të grupit.
  • përjetojnë ndjenja mbështetjeje, besimi dhe përkatësie ndaj njëri-tjetrit.
  • kuptojnë se ata janë përgjegjës për vendimet e tyre të jetës.
  • ndajnë përvoja personale nga e kaluara dhe e tashmja.
  • fitojnë një kuptim të ndikimit të tyre ndërpersonal nëpërmjet reagimeve nga anëtarët e tjerë, si dhe krijojnë një mjedis për të mësuar njëri-tjetrin.
  • kuptojnë faktorët e fshehtë që ndikojnë në sjelljen dhe emocionet e tyre.

Seanca të rregullta, 90 minuta, çdo javë

Tarifa javore përfshin të gjitha shërbimet, për një përvojë të plotë dhe "shëruese" në terapinë në grup.

Terapi në Grup

25€ / Seanca

Drejtimi nga Profesionist
Ulja e Ndjenjës së Izolimit dhe Vetmisë
Mësimi nga Eksperiencat e Të Tjerëve
Mbështetje e Vazhdueshme nga Grupi
Ushtrime dhe Teknika Terapeutike
Rritje e Vetëvlerësimit
Paguaj Online Western Union Transferte Bankare

Bashkohu me grupin tënd

Grupet janë gati për t'i dhënë çdo pjesëmarrësi kohën dhe ndihmën që ka nevojë më shumë.
Kontakt

Menu

Kryefaqja
Rreth Nesh
Pagesa
Blog
Kontakt
Harta e faqeve

Shërbimet

Këshillim Psikologjik
Psikoterapi
Suport Psiko Emocional
Psiko Edukim
+355685077805
info@psikologuonline.al
Rruga Dritan Hoxha, Zogu Zi, Tiranë, TR 1001
NIPT/VAT no. M01818011F
Facebook-f
Instagram
Linkedin
Rubik Technologies
  • Kushtet dhe Afatet
  • Politika e Privatësisë
Ne përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të rëndësishme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e përsëritura. Duke klikuar në "Pranoj", ju pranoni përdorimin e të GJITHA cookies.
CilesimetPRANOJ
Manage consent

Përmbledhje e Privatësisë

Ky website përdor skedarë për të përmirësuar përvojën tuaj, ndërsa ju lundroni në faqen tonë të internetit. Nga këto, skedarë që kategorizohen si të nevojshme ruhen në shfletuesin tuaj pasi ato janë thelbësore për funksionimin e funksioneve bazë të website-t. Ne gjithashtu përdorim skedarë të palëve të treta që na ndihmojnë të analizojmë dhe kuptojmë se si e përdorni këtë faqe në internet. Këto skedarë do të ruhen në shfletuesin tuaj vetëm me pëlqimin tuaj. Ju gjithashtu keni mundësinë të hiqni dorë nga këto skedarë. Por të heqësh dorë nga disa prej këtyre skedarëve mund të ndikojë në përvojën tënde të shfletimit.
E nevojshme
Gjithmonë i Aktivizuar

Skedarët e nevojshëm janë absolutisht thelbësore që website të funksionojë si duhet. Kjo kategori përfshin vetëm skedarët që sigurojnë funksionet themelore dhe tiparet e sigurisë të faqes në internet. Këto skedarë nuk ruajnë asnjë informacion personal.

Jo e nevojshme

Çdo skedar që mund të mos jetë veçanërisht i nevojshëm për funksionimin e website-it dhe përdoret posaçërisht për të mbledhur të dhëna personale të përdoruesit përmes analizave, reklamave, përmbajtjeve të tjera të shfaqura do quhen si skedarë jo të nevojshëm. Është e detyrueshme të siguroni pëlqimin e përdoruesit para se të përdorni këto skedarë në faqen tuaj të internetit.